Kompania Bekament është njëra prej kompanive më të përparuara për prodhimin e materialit për punët përfundimtare në ndërtimtari e cila me sukses punon në tregjet e Serbisë dhe rajonit më shumë se 30 vjet.
FUQIA (NGA) GURI
Jo larg Arangjelovcit, në shpatiet e malit Vençac, aty ku më shumë se 100 vjet nxirret guri i njohur në mbarë botën, gjendet kompania Bekament, njëra prej kompanive më moderne teknologjike në rajon me procesin tërësisht të rrumbullakësuar të prodhimit – nga lënda e parë e deri te produkti final.
Themelet e biznesit janë vënë në vitin 1992 me formimin e firmës familjare “Banja Komerc” e cila është marrë me përpunimin e materialeve të bluara. Vetëm tre vjet më vonë, në vitin 1995 u hap gurorja e parë e cila bëhet burim i lëndës së parë për prodhimin e produkteve të gatshme që filloi me punë në vitin 1999. Rruga deri te suksesi filloi me hapa të vegjël me 4 të punësuar dhe me 2 produkte. Me hapjen e gurores ishte suksesi i parë i madh i kompanisë nga e cila filloi gjithçka. Pas kësaj pasuan vitet e investimeve dhe punës së vazhdueshme, zgjerimi i prodhimit dhe asortimentit, investimit në inovacione, ndërsa me këtë edhe pushtimi i tregjeve të reja.
Sot në kuadër të kompanisë punojnë 5 gurore dhe 7 reparte që zënë hapësirë prej 25 hektarësh, kurse mund të lavdërohet edhe me asortimentin e gjerë me mbi 250 artikuj.
I gjithë portofoli prodhues plasohet nëpër tregje nën brendin e mallrave BEKAMENT.
Bekament familjen e përbëjnë më shumë se 500 të punësuar të cilët me punën e tyre të përkushtuar me vite i përsosin standardet e profesionit dhe i mundësojnë kompanisë që të plasojë produkte të kualitetit më të lartë.
Ekipi i profesionistëve me përvojë dhe i ekspertëve të lartë me përgjegjësi kujdesen për të gjitha proceset e punës së kompanisë.
Në laboratorin modern dhe në kontrollin e kualitetit, teknologët punojnë në mënyrë aktive në përmirësimin e proceseve teknologjike dhe në përcjelljen e kërkesave të tregut, gjë e cila kompanisë i ka sjellë një numër të madh të certifikatave të pranuara në botë (ETA, ISO 9001, ISO 14001, ISO 45001)
Portofolin e kompanisë Bekament e përbëjnë materialet për punët përfundimtare në ndërtimtari, në mesin e të cilave janë produktet për muret e jashtme e të brendshme, izolim, hidroizolim dhe qeramikë, materialet dekoruese, produktet për dru dhe metal, pastaj produktet për mbyllje dhe ngjitje, suvatimi në dorë dhe me makinë si dhe produktet për qëllime speciale.
Duke i falënderuar rrjetit mirë të organizuar të më shumë se 1200 partnerëve dhe distributorëve, asortimenti i gjerë i produkteve është në disponim te konsumatorët në më shumë se 10 tregje të Unionit Evropian dhe rajonit.
Me inovacione konstante, me përkushtimin në punë dhe me planifikimin afatgjatë, kompania ecë drejt pozitës së liderit në rajonin e Evropës Juglindore. Duke besuar në fuqinë që e bart me vete, Bekament sot e bën të nesërmen më të mirë.
FUQIA ËSHTË NË DUART TONA
PROCESI I RRUMBULLAKËSUAR I PRODHIMIT
Procesi i rrumbullakësuar i prodhimit të cilin e posedon kompania, fillon me nxjerrjen e gurit të njohur nga minierat e saj në Vençac, me anë të përpunimit të të njëjtit me bluarjen në granula dhe në mbushës të mikronizuar e deri te prodhimi i materialeve të lëngshëm dhe pluhur për punët përfundimtare në ndërtimtari
INVESTIMI NË ZHVILLIM
Bekament me guxim i del përpara sfidave teknologjike dhe të tregut në mënyrë konstante duke i lëvizur kufijtë në fushën e biznesit të saj. Në përputhje me këtë, në këto tre vitet e fundit, kompania me hapjen e reparteve të reja për prodhimin e stiroporit, materialeve pluhur dhe programeve të lëngshme, e ka shtuar kapacitetin e prodhimit në 350.000 t. të produkteve të gatshme në vit, kurse është instaluar edhe sistemi i rafteve më modern i automatizuar i magazinimit.
MISIONI JONË
Me fuqinë e duarve, si familje punojmë, vazhdojmë, kujdesemi, përsosim dhe krijojmë materiale për punët përfundimtare në ndërtimtari.
VIZIONI JONË
Me inovacione të vazhdueshme, me përkushtim në punë dhe me planifikim afatgjatë, synojmë që të bëhemi lider në rajonin e Evropës Juglindore që të krijojmë zgjidhje dhe të ndërtojmë një botë më të mirë.
PËRGJEGJËSIA SHOQËRORE
Vlerat themelore të kompanisë Bekament dhe një pjesë e identitetit të saj korporatave janë afarizmi me përgjegjësi shoqërore dhe i qëndrueshëm, si dhe kontributi në zhvillimin e standardit të përgjithshëm të qytetarit, që është imperativi që të funksionohet drejtë në të gjitha nivelet – prej te raportet me të gjithë stejkholderët e deri te respektimi i vlerave etike afariste dhe ato ligjore.
Kompania Bekament e nxit zhvillimin e bashkësisë në të cilën funksionon në domenin e shëndetësisë, kulturës, sportit, në ruajtjen e mjedisit jetësor dhe në zhvillimin e qëndrueshëm. Theksi është vënë në vazhdimësinë e përkrahjes dhe në bashkëpunimin afatgjatë.
Përgjegjësia për përparimin e bashkësisë në të cilën vepron dhe të shoqërisë në përgjithësi është ngritur në themelet e kulturës korporatave, me çka kompania e ndërton imazhin dhe reputacionin e njërës prej kompanive më me përgjegjësi shoqërore në territorin e Republikës së Serbisë, të cilën e dëshmojnë edhe dy VIRTUS çmime të cilat i ka pranuar kompania për projektet e saj në vitin 2012 dhe 2014, si dhe VIRTUS njohjen për punën shoqërore me përgjegjësi në vitin 2018.