Kushtet e përgjithshme

Kushtet e përgjithshme

Të gjithë vizitorët e faqes web www.bekament.com pajtohen me kushtet e mëposhtme të përdorimit:

Prezantimi web www.bekament.com, të gjitha faqet e tij dhe gjithë informacioni i shfaqur kanë qëllime ekskluzivisht informuese dhe edukative. Përshkrimet e produkteve individuale në www.bekament.com përmbajnë vetëm informacione themelore nga teksti i udhëzimeve, i cili është pjesë integrale e materialit të paketimit. Informacioni i ofruar nuk mund ta zëvendësojë informacionin e përfshirë në deklaratën e produktit dhe për këtë arssye “Banja Komerc Bekament” DOO Banja nuk mund të jetë përgjegjëse në asnjë mënyrë për përdorimin e produktit në kundërshtim me të.

“Banja Komerc Bekament” DOO Banja nuk mund të garantojë azhurnimin e të dhënave të përmbajtura në faqen web, çdo herë që përdoruesi të hyjë në faqen web. Përdoruesit e përdorin informacion nga www.bekament.com me rrezikun e vet. “Banja Komerc Bekament” DOO Banja nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi lidhur me asnjë pajisje, softuer ose dëmtim që pajisjet kompjuterike mund ta pësojnë gjatë përdorimit nga ana e përdoruesit. www.bekament.com.

Të gjitha informacionet, grafikët, zgjidhjet vizuale dhe të dizajnit, fotografitë, skedarët, shtojcat dhe emrat e produkteve në www.bekament.com mbrohen si vepra autori ose si objekte me të drejta të pronësisë industriale. Kompania “Banja Komerc Bekament” DOO Banja do të trajtojë çdo përdorim të tyre të paligjshëm pa pëlqimin paraprak të duhur si një shkelje të të drejtave të saj dhe do të marrë të gjitha masat ligjërisht e disponueshme për të ndëshkuar personat që kryejnë një shkelje të tillë.

Kompania “Banja Komerc Bekament” DOO Banja rezervon të drejtën për të ndryshuar ose hequr çdo informacion ose përmbajtje të shfaqur në www.bekament.com, në çdo kohë, sipas zgjedhjes së vet dhe pa njoftim paraprak;

Kompania “Banja Komerc Bekament” DOO Banja rezervon të drejtën për të postuar në  www.bekament.com linqe me faqet e tjera që i konsideron të përshtatshme, por nuk është dhe nuk mund të jetë përgjegjëse për përmbajtjen e atyre faqeve, përveç rastit kur “Banja Komerc Bekament” DOO Banja është mbajtësja e së drejtës për të përdorur faqen dhe e përdor këtë të drejtë në mënyrë aktive;

Informacioni i përmbajtur në www.bekament.com mund të përdoret për qëllime mësimore, shkencore dhe jotregtare, por me detyrimin për të deklaruar origjinën e informacionit, duke treguar se “Banja Komerc Bekament” DOO Banja është pronari i vetëm i këtij informacioni. Në rast se kjo nuk ndodh, Banja Komerc Bekament DOO Banja rezervon të drejtën për të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe faktike për të parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të këtij informacioni dhe për të kërkuar dëmshpërblime për dëmet e mundshme të shkaktuara nga përdorimi i tyre i paligjshëm;

Çdo informacion i dërguar nga vizitorët e faqes në Banja Komerc Bekament DOO Banja përmes internetit ose postës elektronike nuk do të konsiderohet informacion konfidencial, edhe në qoftë se dërguesi shpreh qartë se informacioni është konfidencial. Kompania Banja Komerc Bekament DOO Banja rezervon të drejtën për të shpërndarë dhe të përdorur këtë informacion dhe gjithashtu për ta përfshirë në faqen web të vet ose për ta injoruar plotësisht. Kompania Banja Komerc Bekament nuk do të kërkojë në asnjë mënyrë nga vizitorët e faqes që të sigurojnë informacion konfidencial, as nuk do të marrë përsipër asnjë përgjegjësi për pasojat që mund të paraqiten për shkak të faktit se vizitorët e faqes dërgojnë informacione të caktuara vullnetarisht dhe me iniciativën e vet. Nga kufizimet e mësipërme përjashtohen të dhënat personale, si edhe informacioni që ka karakter alarmues, me të cilin “Banja Komerc Bekament” DOO Banja do të veprojë në pajtim me rregulloret që rregullojnë këto fusha;

“Banja Komerc Bekament” DOO Banja respekton privatësinë e vizitorëve të faqes web www.bekament.com dhe për këtë arsye do të përdorë informacion e mbledhur nga për përdoruesit e faqes www.bekament.com ekskluzivisht në përputhje me ligjin në fuqi. Vizitorët bien dakord që “Banja Komerc Bekament” DOO Banja të mbledhë dhe përdorë të dhënat teknike për trafikun dhe përdorimin e faqes www.bekament.com, si edhe për statistikat dhe analizat e brendshme lidhur me prezantimin korporative në internet. “Banja Komerc Bekament” DOO Banja nuk do të furnizojë palë të treta me informacion lidhur me vizitorët pa miratimin e drejtpërdrejtë të vizitorëve ose në bazë të detyrimeve të përcaktuara ligjërisht. Përveç kësaj, “Banja Komerc Bekament” DOO Banja do të mbrojë informacionin e vizitorëve, duke parandaluar qasjen nga ana e palëve të treta, por nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për informacionin që palët e treta e kanë marrë në mënyrë të paligjshme;

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.