përpunimin e të dhënave

përpunimin e të dhënave

NJOFTIM PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE NGA ANA E OPERATORIT

Ky njoftim i referohet përpunimit të të dhënave personale nga operatori “Banja Komerc Bekament” DOO Banja

“Banja Komerc Bekament” DOO Banja përpunon të dhënat personale vetëm të atyre subjekteve, me të cilat hyn në kontakt për të kryer biznes, pavarësisht që i ka mbledhur drejtpërdrejt nga këta persona ose përmes të punësuarve, kontraktorëve dhe partnerëve të tyre të biznesit ose, kur është e zbatueshme, nga palë të treta.

Të dhënat personale do të përpunohen gjithmonë nga “Banja Komerc Bekament” DOO Banja në pajtim me parimin e kufizimit të periudhës së mbajtjes, domethënë gjatë periudhës minimale, në të cilën është e rëndësishme që subjekti i të dhënave të identifikohet për të përmbushur qëllime specifike të kompanisë.

Rregullat për përpunimin e të dhënave personale nga “Banja Komerc Bekament” DOO Banja përfshijnë, por nuk kufizohen në, kategoritë vijuese kryesore të bartësve dhe llojeve të të dhënave personale:

1. Të punësuarit dhe personat e angazhuar jashtë marrëdhënies së punësimit, ish-të punësuarit dhe pensionistët

“Banja Komerc Bekament” DOO Banja përpunon të dhënat personale të të punësuarve dhe personave të angazhuar jashtë marrëdhënies së punësimit, si edhe të dhënat personale të ish të punësuarve, pensionistëve dhe anëtarëve të familjes së tyre, kryesisht për të zbatuar dhe respektuar rregulloret në fuqi që rregullojnë trajtimin e këtij lloji të të dhënave, duke përfshirë por pa u kufizuar në rregulloret e punës dhe të dhënat në fushën e punës, pensionimit, aftësisë së kufizuar, sigurimit shëndetësor dhe shoqëror, rregullave tatimore dhe të kontabilitetit, rregulloreve të sigurisë dhe shëndetit në punë, si edhe në rregulloret sektoriale përkatëse që rregullojnë përpunimin e të dhënave në industrinë farmaceutike dhe rregulloret e tjera sektoriale.

Të dhënat e të punësuarve dhe personave të tjerë të angazhuar përpunohen gjithashtu deri në masën e nevojshme me qëllim për të lidhur dhe ekzekutuar kontratën e përshtatshme me këta persona. Të dhënat e kësaj kategorie personash përpunohen gjithashtu në bazë të pëlqimit të tyre sa herë që është e nevojshme që një pëlqim i tillë të merret në pajtim me rregulloret në fuqi, dmth, në bazë të interesit të ligjshëm, kur një interes i tillë ekziston.

2. Personat që aplikojnë për punësim ose për angazhim jashtë marrëdhënies së punësimit

Të dhënat e personave që aplikojnë për punësim ose angazhim jashtë punësimit ose për një stazh profesional, përpunohen vetëm në masën e nevojshme për të mundësuar që procesi i rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve të kryhet në mënyrë efikase, duke marrë parasysh interesat e kompanisë “Banja Komerc Bekament” DOO Banja, si edhe liritë, të drejtat dhe interesat e kandidatit. Kandidatët që nuk e kanë kaluar procesin e përzgjedhjes, por kanë furnizuar të dhënat e veta për këtë qëllim kanë të gjitha të drejtat përkatëse sipas rregulloreve në fuqi.

3. Personat që shesin ose blejnë pasuri të paluajtshme, shitësi (blerësi) i të cilave është “Banja Komerc Bekament” DOO Banja

Të dhënat e personave që blejnë (shesin) pasuri të paluajtshme përpunohen vetëm në masën e nevojshme për të mundësuar që procesi i blerjes dhe solemnizimit të kontratës të shitjes të kryhet në mënyrë të ligjshme, duke marrë parasysh interesat e “Banja Komerc Bekament” DOO Banja, si edhe liritë, të drejtat dhe interesat e kandidatëve.

4. Personat që hyjnë në rrethin e biznesit të kompanisë “Banja Komerc Bekament” DOO Banja

“Banja Komerc Bekament” DOO Banja ka interes legjitim për të përpunuar të dhënat personale të të gjithë personave që hyjnë në rrethin dhe ambientet e biznesit të kompanisë “Banja Komerc Bekament” DOO Banja, pavarësisht nga vendndodhja e tyre, dhe për të mbajtur evidencë lidhur me këto vizita në pajtim me të gjitha rregulloret e zbatueshme, duke përfshirë por pa u kufizuar në rregulloret që rregullojnë sigurinë personale dhe mbikëqyrjen video.

5. Publiku profesional

“Banja Komerc Bekament” DOO Banja e siguron pëlqimin e publikut profesional për përpunimin e të dhënave të tyre personale, në mënyrë që të dhënat personale të përpunohen brenda koleksioneve të brendshme që mbahen me qëllim për të bashkëpunuar dhe komunikuar këta persona. Pëlqimi i këtyre personave nuk është i nevojshëm nëse përpunimi i të dhënave të tyre personale është i domosdoshëm për ekzekutimin e kontratave të lidhura nga këta persona ose për qëllime lidhur me respektimin e detyrimeve ligjore të kompanisë “Banja Komerc Bekament” DOO Banja ose në qoftë se “Banja Komerc Bekament “DOO Banja i përpunon të dhënat personale të personave të përfshirë në këtë kategori në situata të caktuara në bazë të interesit legjitim.

6 Personat që paraqesin ankesa lidhur me produktet

Të dhënat personale të personave që paraqesin ankesa lidhur me produktet përpunohen ekskluzivisht në pajtim me rregulloret pozitive të zbatueshme, duke përfshirë ekzekutimin e kontratave me partnerët përkatës.

7. Ortakët e biznesit dhe personat fizikë të punësuar nga ortakët e biznesit që janë persona juridikë

Me qëllim për të organizuar aktivitetet, “Banja Komerc Bekament” DOO Banja mbledh të dhënat personale si të personave fizikë që veprojnë në mënyrë të pavarur, ashtu edhe të personave fizikë që janë të punësuar nga ortakët e biznesit (persona juridikë) dhe partnerët e mundshëm të biznesit, ose personave të tjerë që janë të angazhuar me ta mbi një bazë tjetër. Përpunimi kryhet me qëllimin për të lidhur këto kontrata, si edhe për të siguruar ekzekutimin e tyre dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve ligjore që “Banja Komerc Bekament” DOO Banja ka në këtë drejtim. Nëse pala kontraktuese nuk është personi fizik, por një person juridik që e ka punësuar personin fizik, “Banja Komerc Bekament” DOO Banja do të ketë interes legjitim për të përpunuar të dhënat personale në masën e nevojshme për ekzekutimin e kontratës.

Nëse disa të dhëna personale të caktuara nuk janë të domosdoshme për lidhjen dhe ekzekutimin e kontratës me një person fizik specifik, i cili është subjekti i të dhënave, të dhënat personale të tilla mund të përpunohen në qoftë se “Banja Komerc Bekament” DOO Banja ka interes legjitim për të kryer përpunimin konkret, sepse në rast të kundërt ekzekutimi i kontratës do të jetë vështirë, ndërsa përpunimi në fjalë nuk rrezikon të drejtat ose interesat e subjekteve të të dhënave.

Të dhënat personale të ortakëve të biznesit dhe personave fizikë të punësuar nga ortakët e biznesit mund të përpunohen gjithashtu nëse këta persona kanë dhënë pëlqimin e vet të vlefshëm për një qëllim që nuk ka lidhje me ekzekutimin e kontratës, në pajtim me rregulloret në fuqi.

8. Personat fizikë me të cilët mbahen marrëdhënie të zakonshme dhe të përshtatshme të biznesit dhe partneritetit

“Banja Komerc Bekament” DOO Banja përpunon të dhënat të personave fizikë, me të cilët mban marrëdhënie të zakonshme dhe të përshtatshme biznesi dhe partneriteti, si edhe të individëve dhe personave që janë të angazhuar ose përfaqësojnë persona juridikë të tjerë, institucione ose autoritete, por vetëm në masën e nevojshme dhe të përshtatshme për këtë qëllim (dërgimi i ftesave për festime dhe ngjarje të ndryshme, dërgimi i dhuratave të përshtatshme dhe të zakonshme, dërgimi i materialeve promocionale), dhe në pajtim me të gjitha parimet për përpunimin e të dhënave, rregulloret në fuqi dhe rregullat e brendshme.

9. Personat fizikë që janë përdoruesit e donacioneve dhe sponsorizimeve ose që marrin pjesë në sondazhe dhe lojëra shpërblyese

“Banja Komerc Bekament” DOO Banja përpunon të dhënat e personave fizikë për qëllime të përdorimit të donacioneve dhe sponsorizimeve, si edhe për pjesëmarrjen e tyre në lojëra të caktuara çmimesh, sondazhe ose pyetësorë të organizuar nga “Banja Komerc Bekament” DOO Banja ose në bazë të interesit legjitim të kompanisë ose të pëlqimit të këtyre njerëzve, në varësi të kategorisë së personave që marrin pjesë në një sondazh specifik, llojit të sondazhit, llojit të të dhënave personale që përpunohen etj.

10. Fotografimi i personave fizikë në ngjarjet e organizuara nga “Banja Komerc Bekament” DOO Banja

Në ngjarjet e organizuara nga “Banja Komerc Bekament” DOO Banja mund të merren fotografi të personave fizikë – pjesëmarrësve në ngjarje, nga kategoria e të punësuarve dhe personave të angazhuar në një mënyrë tjetër, si edhe të palëve të treta të ftuara në këto ngjarje. Do të konsiderohet se përpunimi i të dhënave personale në këtë mënyrë bazohet në interesin legjitim të kompanisë për të informuar të punësuarit e vet, personat e angazhuar në një mënyrë tjetër, partnerët e biznesit dhe publikun e gjerë, për sa kohë që një përpunim i tillë është në pajtim me praktikat e zakonshme dhe gjerësisht të pranuara në fushën e aktiviteteve të kompanisë “Banja Komerc Bekament” DOO Banja, duke marrë parasysh se personat të cilëve u referohen të dhënat kanë të gjitha të drejtat e parashikuara në rregulloret në fuqi.

Të drejtat e personave të dhënat e të cilëve përpunohen

Personat fizikë, të dhënat e të cilëve përpunohen, mund të ushtrojnë të drejtat e mëposhtme te “Banja Komerc Bekament” DOO Banja, në pajtim me rregulloret në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale

  • E drejta e informimit
  • E drejta e aksesit/kopjimit
  • E drejta e korrigjimit
  • E drejta për të kufizuar përpunimin
  • E drejta e kundërshtimit
  • E drejta e fshirjes/”e drejta për t’u harruar”
  • E drejta e ankimit

Për të ushtruar një nga të drejtat e mësipërme, personi fizik mund të na kontaktojë në çdo kohë.

Nëse përpunimi i të dhënave personale bazohet në pëlqim, personi fizik ka të drejtë të kundërshtojë ose të tërheqë pëlqimin e vet në çdo kohë dhe kjo do të vlejë edhe në të ardhmen. Ligjshmëria e përpunimit në bazë të pëlqimit deri në tërheqjen e pëlqimit mbetet e pandryshuar. Natyrisht, pëlqimi mund të revokohet në letrën vijuese në çdo kohë dhe do të jetë i vlefshëm në të ardhmen:

„Banja Komerc Bekament“DOO Banja
Kralja Petra Prvog 132 Banja Arandjelovac
34304 Banja
tel: +381 34 6777 500
Faks: +381 34 6777 505
E-mail: info@bekament.com

Për më tepër, personi fizik të dhënat e të cilit po përpunohen ka të drejtë të paraqesë një ankesë tek autoriteti mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave lidhur me përpunimin e të dhënave personale të veta. Detajet e kontaktit të autoritetit kompetent mund të gjenden në faqe ПОВЕРЕНИК.

Kontakti

Nëse keni ndonjë pyetje ose koment lidhur me këtë Njoftim të Privatësisë, ju mund të na kontaktoni në info@bekament.com

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.