Në përpjekje për të fituar klientë të rinj dhe t’i ruajmë ata që janë, Banja Komerc Bekament SHPK politikën afariste e bazon në përparimin dhe gjithmonë në përmirësimin e kualitetit të biznesit dhe në ruajtjen e mjedisit jetësor në të cilin jetojmë dhe punojmë ne dhe klientët tanë.
POLITIKA E SISTEMIT TË INTEGRUAR TË MENAXHMENTIT
Banja Komerc Bekament SHPK ka cikël të plotë të rrumbullakët të prodhimit të materialeve për punët përfundimtare në ndërtimtari, duke filluar nga nxjerrja e mermerit të njohur nga miniera e saj në Vençac, me anë të përpunimit, bluarjes në granula dhe mbushjes së mikronizuar e deri te prodhimi i materialeve të lëngshme e në pluhur për punët përfundimtare në ndërtimtari. Produktet tona i prodhojmë në pajisje më bashkëkohore dhe me fuqinë më bashkëkohore punëtore dhe të njëjtat i instalojmë nëpër objektet, punimet e të cilave ne e udhëheqim.
Në përpjekje për të fituar klientë të rinj dhe t’i ruajmë ata që janë, Banja Komerc Bekament SHPK politikën afariste e mbështet në përparimin dhe gjithmonë në përmirësimin e kualitetit të biznesit dhe në ruajtjen e mjedisit jetësor në të cilin jetojmë e punojmë, po ashtu edhe në sigurinë e konsumatorëve, punëtorëve dhe vizitorëve tanë. Për këtë arsye kemi vendosur që në afarizmin tonë të fusim principe dhe rregulla në të cilat mbështeten standardet ISO 9001 – Sistemi i menaxhimit me kualitetin (QMS), ISO 14001 – Sistemi i drejtimit me ruajtjen e mjedisit jetësor (EMS) dhe OHSAS 45001 – Sistemi i menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë.
Banja Komerc Bekament SHPK e ndërton suksesin e saj afarist, zhvillimin dhe e përparon kënaqësinë dhe motivimin e konsumatorëve, të të punësuarve dhe palëve tjera të interesuara, me përmbushjen e synimeve të saj strategjik, të cilat janë:
- Kualiteti maksimal i produkteve dhe shërbimeve,
- Rritjen e rregullt të kënaqësisë së konsumatorit me përmbushjen e kërkesave dhe pritjeve të reja,
- Kontrolli konsistent i prodhimit/ndërtimit dhe udhëheqja me proceset me të cilat sigurohet përmbushja e plotë e kërkesave të konsumatorit dhe të gjitha dispozitave të nevojshme dhe eliminohen rreziqet për sigurinë dhe mjedisin jetësor,
- Investimi pandalë në zhvillimin dhe në përparimin e gatishmërisë teknike,
- Udhëheqja me të gjitha aspektet e identifikuara të mjedisit jetësor,
- Përkushtimi në përparimin e rregullt dhe në parandalimin e ndotjes,
- Kujdesi për shëndetin e të punësuarve dhe për kushtet e sigurta të punës,
- Përkushtimi në parandalimin e lëndimeve dhe rrezikimin e shëndetit dhe në përmirësimin e rregullt të OHSAS efekteve dhe OHSAS sistemit të udhëheqjes,
- Respektimi i dispozitave dhe i kërkesave tjera të pranuara që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit jetësor dhe me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë,
- Aftësimi profesional i të punësuarve dhe rritja e kreativitetit dhe iniciativës së tyre,
- Rritjen e rregullt të efikasitetit dhe efektivitetit të të gjitha proceseve të punës dhe rritja e profitabilitetit, punës së përgjithshme,
- Zvogëlimin e harxhimeve të punës në përpjekje të të gjithë të punësuarve që detyrat e tyre t’i kryejmë me kohë dhe mirë; i pari dhe çdo herë,
- Njohja e rreziqeve që kërcënojnë kryerjen e punëve dhe udhëheqja me rreziqet e njohura që kanë të bëjnë me realizimin e qëllimeve, me të punësuarit, me mjetet financiare në disponim dhe me aftësinë për prodhimin dhe ofrimin e shërbimeve, me çka sigurohet siguria e arsyeshme që kërcënimet të shmangen, ndërsa shanset mos të lëshohen,
- Krijimi, mirëmbajtja dhe përparimi i raporteve korrekte të partneritetit me furnizuesit dhe përdoruesit.
Në përmbushjen e caqeve të parashtruar, të gjithë të punësuarit e japin kontributin e tyre personal me prezantimin, aplikimin e qëndrueshëm dhe me përmirësimin e rregullt të sistemit të menaxhimit me kualitetin, të harmonizuar me kërkesat e standardit ISO 9001, sistemit të menaxhimit të ruajtjes së mjedisit jetësor të harmonizuar me kërkesat e standardit ISO 14001, sistemi i menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë, të harmonizuar me kërkesat e standardeve OHSAS 45001 dhe të harmonizuar me rregullativën ligjore dhe dispozitat e rregullores për produktet ndërtimore CPR 305/2011/EU.
Arangjelovc, 19.11.2017.
Drejtor
Dejan Çoloviq