BK-Anchor Fix

Masë ankoruese

BK-Anchor Fix

PËRDORIMI

Masë ankoruese me tharje të shpejtë në bazë të rrëshirave poliesterike pa stiren për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Përdoret për ankorimin e të gjitha sipërfaqeve në temperatura deri në 35˚C. Përdoret lehtësisht për ankorimin e betonit, blloqeve, gurit natyror dhe tullave të plota. Është veçanërisht e përshtatshme për ngarkesa të larta, kur ankorat instalohen për të vazhduar betonimin, si edhe për fiksimin e ankorave në elementët prej betoni ose për formimin e një elementi të ri strukturor prej çeliku. Karakterizohet nga forca e lartë e materialeve të ankoruar pa tendosje.

PËRGATITJA DHE APLIKIMI

Bëni numrin e dëshiruar të vrimave dhe mënjanoni pluhurin me një pompë ajri dhe një furçë. Vendosni enën në pistolë dhe fiksoni grykën e përzierjes. Shtrydhni afërsisht 10 cm të masës, derisa të arrihet një ngjyrë e barabartë, pastaj shtrydhni masën në vrimë dhe instaloni elementin e ankorimit në vrimë duke e vidhosur.
Në qoftë se përdoret në materiale ndërtimore bosh, duhet të përdorni tiplla plastike ose metalike dhe të mbushni vrimën plotësisht me masë. Në qoftë se përdoret në materiale të plota, nuk ka nevojë për të përdorur tiplla, por duhet mbushur deri në 1/3 ose 1/2. Për udhëzime të hollësishme, shihni Fletën e të Dhënave Teknike të Produktit.

PARALAJMËRIM

Mos e shponi qesen në enë, por vendoseni në enë dhe shpojeni duke shtypur kllapën.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Midis +5˚ C dhe +35˚C.

AFATI I PËRDORIMIT DHE MAGAZINIMIT

Të ruhet në temperatura midis +5 ºC dhe +25 ºC, në një vend të mbrojtur nga ngricat dhe rrezet direkte të diellit.

Afati i përdorimit

12 muaj në qoftë se ruhet në paketimin origjinal të pahapur, ashtu siç rekomandohet.