BK-AQUA LASUR

Vernik transparent për dru

BK-AQUA LASUR

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

PËRDORIMI

BK-AquaLasur është një shtresë e tejdukshme në bazë uji për zbukurimin dhe mbrojtjen e drurit në mjedise të jashtme dhe të brendhsme. Është e përshtatshme për mbrojtjen dhe zbukurimin e dritareve, dyerve, grilave të dritareve, dyerve dhe dritareve të kopshteve, shtëpizave prej trungjesh, gardheve etj. Rrëshira me cilësi të lartë, në sinergji me absorbues të rrezeve UV dhe dyllë, siguron mbrojtjen optimale të drurit kundër lagështisë dhe ndikimeve të tjera të jashtme. Produkti nuk ka erë të pakëndshme.

 

PËRGATITJA DHE APLIKIMI

Sipërfaqja prej druri duhet të jetë e thatë, e pastër dhe e lëmuar. Para përdorimit, produkti duhet të homogjenizohet mirë dhe, nëse është e nevojshme, ai mund të hollohet me ujë deri në 5% për aplikim me furçë ose rul dhe deri në 10%, në qoftë se aplikohet me spërkatëse. Para përdorimit të parë, elementet prej druri që janë të ekspozuara ndaj reshjeve dhe ndikimeve të tjera atmosferike duhen mbrojtur nga myku dhe parazitët me ndihmë të mjetit BK-Protecta. BK-AquaLasur aplikohet në dy shtresa. Koha e tharjes midis shtresave është 4-6 orë në kushte normale (23°C dhe një lagështi relative prej 50-60 %). Para aplikimi të shtresës së dytë, duhet të lëmohet pak sipërfaqja plotësisht e thatë e drurit. Për udhëzime të hollësishme, shihni Fletën e të Dhënave Teknike të Produktit.

SHËNIM

Rritja e hollimit çon në zvogëlimin e tejdukshmërisë së shtresës. Ngjyrat me data të ndryshme prodhimi duhet të përzihen paraprakisht. Ngjyra e drurit ndikon në ngjyrën përfundimtare të shtresës.

TEMPERATURA E APLIKIMIT

Midis +5°C dhe +30°C. Mos punoni nën rrezet e diellit, në kushte shiu ose ere të fortë, si edhe atëherë kur lagështia relative është > 80%.

KONSUMI

60-80 ml/m² për një shtresënë varësi nga lloji i drurit.

AFATI I PËRDORIMIT DHE MAGAZINIMIT

18 muaj në paketimin origjinal të mbyllur. Të magazinohet në temperatura midis +5°C dhe +25°C, e mbrojtur nga rrezet direkte të diellit dhe ngricat. Data e prodhimit është e stampuar në paketim.

PAKETIMI

650 ml