BK-AQUA PRIMER

Ngjyara bazë për dru

BK-AQUA PRIMER

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

PËRDORIMI

është një ngjyrë mbuluese ekologjike për dru. Bllokon në mënyrë të shkëlqyer depërtimin e taninit dhe substancave të tjera të tretshme në ujë nga druri në shtresat sipërfaqësore, veçanërisht në rast të lisit, ahut, gështenjës etj. Produkti është dizajnuar për mbrojtjen e elementeve të jashtme dhe të brendshme prej druri: dritare, dyer, grila dritaresh, dyer dhe dritare kopshti, shtëpizat prej trungjeve, gardhe etj.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja e drurit duhet të jetë e thatë, e pastër dhe e lëmuar. Çnivelimet mbushen me stuko. Para përdorimit, produkti duhet të homogjenizohet mirë dhe, nëse është e nevojshme, ai mund të hollohet me ujë deri në 5% (0,03 l ujë ) për aplikim me furçë ose rul dhe deri në 10% (0,06 ujë) , në qoftë se aplikohet me spërkatëse. Para përdorimit të parë, elementet prej druri që janë të ekspozuara ndaj ndikimeve të jashtme duhet të mbrohen nga myku dhe parazitët me ndihmë të mjetit BK-Protecta. Shtresat e vjetra të ruajtura mirë duhet të lëmohen paraprakisht vetëm me letër smerile. Shtresat në gjendje të keqe duhen mënjanuar tërësisht. BK-AquaPrimer aplikohet në 1-2 shtresa (2 shtresa në rast të drurit të butë, drurit me nyje dhe llojeve të ngurta të drurit me përmbajtje të lartë tanini). Koha e tharjes midis shtresave është 4-6 orë në kushte normale (23°C dhe një lagështi relative prej 50-60 %). Duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë nyjave të drurit, në mënyrë që ngjyra të depërtoj edhe në çarje. Para aplikimi të shtresës së dytë, duhet të lëmohet pak sipërfaqja plotësisht e thatë e drurit. Për udhëzime të hollësishme, shihni Fletën e të Dhënave Teknike të Produktit.

SHËNIM

Rrija e hollimit çon në zvogëlimin e mbulueshmërisë së shtresës, si edhe të aftësisë së saj për të parandaluar depërtimin e taninit dhe substancave të tjera të tretshme në ujë.

TEMPERATURA E APLIKIMIT

Midis +5°C dhe +30°C. Mos punoni nën rrezet e diellit, në kushte shiu ose ere të fortë, si edhe atëherë kur lagështia relative është > 80%.

KONSUMI

60-80 ml/m² për një shtresënë varësi nga lloji i drurit.

AFATI I PËRDORIMIT DHE MAGAZINIMIT

18 muaj në paketimin origjinal të mbyllur. Të magazinohet në temperatura midis +5°C dhe +25°C, e mbrojtur nga rrezet direkte të diellit dhe ngricat. Data e prodhimit është e stampuar në paketim.

PAKETIMI

650 ml