BK-Banjalit

Suva minerale fisnike -' Lëkurë lisi'

BK-Banjalit

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Suva minerale, fisnike, shtresëhollë me bazë çemento-gëlqerore, e cila përdoret për të gjitha sipërfaqet e niveluara hollë me suva çementoje dhe çemento-gëlqerore, për përdorim të jashtëm dhe të brëndshëm. Karakterizohet me një strukturë të gdhendur të ngjashme me lëkurën e lisit.

PËRGATITJA DHE APLIKIMI

Sipërfaqja në të cilën vendoset suvaja duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë të lidhura dobët ose njolla yndyre. Para aplikimit të suvasë nënshtresa duhet lyer me BK-Grund Universal-om. Në rast të sipërfaqeve shumë absorbuese, ato mund të impregnohen me BK-Nivelator. Në rast të sipërfaqeve që shqiten, gërryhen dhe/ose pluhurohen, duhet të mënjanohen pjesët e lidhura dobët para se të kryhet impregnimi me BK-Penetrat. Përgatitja realizohet me shtimin e rreth 24-26% ujë (6-6,5l ujë për 25 kg duke) duke e përzier në mënyrë intensive deri në homogjenizim të plotë, masa të lihet të qëndrojë 10 minuta, pastaj të përzihet edhe një herë. Suvaja vendoset me mistri çeliku, ndërsa përpunimi përfundimtar zakonisht bëhet duke fërkuar sipërfaqen me një copë polistiroli. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +5°C deri +30°C. Të mos punohet direkt në diell, shi ose erë të fortë.

SHPENZIMI

Rreth 2,7-3,3 kg/m².

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.

PAKETIMIN

25 kg