BK-BLOCKFIX
Llaç për ndërtim me blloqe prej gazbetoni

Kalkulatori i harxhimit
APLIKIMI
Llaç shtresëhollë me bazë çimentoje i destinuar për ndërtim me blloqe prej gazbetoni.
PËRGATITJA DHE APLIKIMI
Sipërfaqja në të cilën aplikohet llaçi duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e rrafshët. Përgatitet duke shtuar pluhurin në afërsisht 24-26% ujë (6-6,5 l ujë për një paketim prej 25kg), dhe duke përzier fort deri në homogjenizimin e plotë. Masa lihet që të qëndrojë për afërsisht 10 minuta dhe pastaj përzihet përsëri për të siguruar një llaç me dendësi të përshtatshme dhe pa kokrra. Ngjitësi aplikohet duke përdorur një mistri të dhëmbëzuar në sipërfaqen e sipërme të blloqeve, si edhe në sipërfaqet anësore, me qëllim për t’i lidhur blloqet. Trashësia maksimale e ngjitësit është 10 mm.
KUSHTET ATMOSFERIKE OPTIMALE
Temperatura e nënshtresës dhe ajrit midis +5°C dhe +25°C.
KONSUMI INDIKATIV
12-13 kg/m2/cm, në varësi të trashësisë së aplikimit.
AFATI I PËRDORIMIT DHE MAGAZINIMIT
12 muaj në paketimin origjinal, në një hapësirë të thatë, mbi paleta. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.
PAKETIMI
25 kg