BK-BRIV UNIVERSAL
Suva minerale dekorative për mure të brendshme

Kalkulatori i harxhimit
PËRDORIMI
Suva minerale fisnike shtresëhollë me bazë çemento-gëlqerore, që përdoret për të gjitha sipërfaqet e niveluara hollë me suva çemento-gëlqerore dhe gëlqerore, për përdorim të brëndshëm.
STRUKTURA E SUVASË
Rajb dhe Ful.
PËRGATITJA DHE APLIKIMI
Sipërfaqja në të cilën vendoset suvaja duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë të lidhura dobët ose njolla yndyre . Në varësi të thithshmërisë dhe cilësisë së sipërfaqes, sipas nevojës, një ditë përpara të bëhet grundimi i sipërfaqes me BK-Grund Universal. Me rastin e bazave me absorbim të fuqishëm, rekomandohet lyerja me BK-Nivelatorin, gjersa me rastin e bazave të dobëta e që shprishen, sipërfaqen duhet ta lyeni me BK-Penetrat para se të vendoset suvaja. Koha e tharjes së nënshtresës para aplikimit të suvasë është minimalisht 12 orë. Përgatitja realizohet duke shtuar rreth 24-26% ujë (6-6,5l ujë për 25 kg duke) gjatë një përzierje intensive deri në homogjenizim të plotë, masa të lihet të qëndrojë 10 min., pastaj të përzihet edhe një herë. Suvaja aplikohet me mistri çeliku me trashësi sa kokrriza më e madhe. Në varësi të strukturës së preferuar, suvaja pastaj përpunohet me mistri plastike: struktura Ful – menjëhërë pas aplikimit të strukturohet me lëvizje të rrumbullakëta, struktura Rajb – pas aplikimit të përpunohet me lëvizje të rrumbullakëta deri sa të arrihet struktura e dëshiruar. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
TEMPERATURA E PËRDORIMIT
Nga +5°C deri +30°C.
SHPENZIMI
Rreth 2,5-3,5 kg/m², në varësi të strukturës së dëshiruar dhe granulimit.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.
PAKETIMI
25 kg