BK-DEKOR
Suva dekorative minerale për mure të mbrendshme"Spanjisht mur"

Kalkulatori i harxhimit
APLIKIMI
Masë minerale e pluhurt që ka për qëllim mbrojtjen dhe dekorimin e sipërfaqeve të brëndshme të mureve. Mund të përdoret edhe si shtresa e parë gjatë shtrimit me glet masë para vendosjes së suvave të brëndshme themelore të ashpra për arsye se shtresa mund të vendoset me një trashësi më të madhe.
PËRGATITJA DHE VENDOSJA
Sipërfaqja në të cilën vendoset suvaja duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë dhe sipas nevojës e shtruar me BK-Podloga në rastet e sipërfaqeve të dobëta dhe shumë thithëse. Përgatitja realizohet duke bashkuar pluhurin me rreth 38-40% ujë me përzierje intensive deri në homogjenizim të plotë. Masa duhet lënë të qëndrojë rreth 10 minuta, dhe pastaj të përzihet mirë përsëri. Masa aplikohet me mistri metalike, ndërsa përpunimi përfundimtar realizohet me rrul sfungjeri, gome ose plastik në varësi të strukturës së dëshiruar. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
SHPENZIMI
Rreth 2-3 kg/m², në varësi të strukturës së dëshiruar dhe kualitetit të sipërfaqes.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.
PAKETIMIN
25 kg.