BK-Delux Semi Matt

Ngjyrë akrilike disperzive e lashme me ujë me cilësi të lartë për muret e brendshme

BK-Delux Semi Matt

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

APLIKIMI

Ngjyrë disperzive e lashme me ujë, me bardhësi të lartë, në bazë të një emulsioni akrilik me cilësi të lartë, të destinuar për përdorim të brendshëm. Prodhohet me nivele të ndryshme shkëlqimi: gjysmë-mat dhe mat. Ka një rezistencë të shkëlqyer ndaj gërryerjes dhe derdhjes, si edhe një fuqi mbuluese të shumë të mirë.  Mund të pastrohet me ujë, detergjent universal dhe mjete dezinfektuese. Mund të aplikohet për mbrojtjen dekorative të sipërfaqeve të brendshme të mureve dhe tavanit në ndërtesa banësore, komerciale dhe publike, si edhe kur ka nevojë për të pastruar periodikisht sipërfaqet e mureve. I përket kategorisë së bojërave eko-miqësore për mure që nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin dhe nuk përmbajnë tretës organikë.

PËRGATITJA DHE APLIKIMI

Sipërfaqja në të cilën do të aplikohet duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e impregnuar me nënshtresën BK-Podloga. Boja përgatitet duke shtuar afërisht 5-10% ujë (0,05-0,1 l ujë për një paketim prej 1 l, 0,125-0,25 l ujë për një paketim prej 2,5 l, 0,25-0,5 l ujë për një paketim prej 5 l, 0,5-1 l ujë për një paketim prej 10 l) dhe duke përzier mirë deri në homogjenizimin e plotë.  Aplikohet zakonisht me një rul me qime të shkurtra ose, në qoftë se është e nevojshme, me furçë ose spërkatëse, zakonisht në dy shtresa. Shtresa e dytë aplikohet pas tharjes së plotë të shtresës së parë, e cila në kushte normale (T = +23-25 ºC, lagështia relative = 50-60%) kërkon 4-6 orë. Nuk lejohet korrigjimi i mëvonshëm i ngjyrës gjatë procesit të aplikimit (hollimi shtesë, shtimi i pigmentit etj.). Për udhëzime të hollësishme, shihni Fletën e të Dhënave Teknike të Produktit.

KONSUMI

Afërsisht  65-75  ml/m2 për dy shtresa.

AFATI I PËRDORIMIT DHE MAGAZINIMIT

36 muaj në paketimin origjinal të mbyllur. Të magazinohet në temperatura midis +5C dhe +25C, e mbrojtur nga rrezet direkte të diellit dhe ngricat.

PAKETIMIN

1 l; 2.5 l; 5 l; 10 l

Download: