BK-FAS COLOR

Dispersion akril për mure të jashtëm - ton i plotë

BK-FAS COLOR

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Bojë dispersive e nuancuar e prodhuar me emulsion akril të cilësisë së lartë. Përdoret për mbrojtje dekorative të elementëve në sipërfaqet e fasadave të reja dhe cilësore si dhe atyre të vjetra. Përdoret edhe si mjet nuancimi të bojrave dispersive dhe suvave për fasada. Karakterizohet me jodepërtim të shkëlqyer nga uji, qëndrueshmëri ndaj rrezeve UV dhe ndikimeve atmosferike. Për arsye të qëndrueshmërisë së lartë është e përshtatshme edhe për përdorim në muret e brëndshëm të objekteve publike.

PËGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset dispersioni duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer me bazën BK-Acryl. Përgatitja e bojës realizohet duke shtuar sipas nevojës max. 5-10 % ujë (50-100 ml), me përzierje të mirë deri në homogjenizim të plotë. BK-Fas Color zakonisht aplikohet me rrul me fije të gjata me dy shtresa. Shtresa e dytë vendoset pas tharjes së plotë të shtresës së parë që në kushte normale (T=+23°-25°C. lagështia relative e ajrit 50-60 %), kërkon 4-6orë. Është e nevojshme të punohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +5°C deri +30°C. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë.

SHPENZIMI

Kur përdoret për tonizim mvaret nga nuanca e dëshiruar, kur përdoret si bojë e pamvarur shpenzimi është rreth 0,25 kg/m², në varësi të thithshmërisë dhe ashpërsisë së sipërfaqes.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.

PAKETIMIN

1 kg