BK-FAS SILICON

Dispersion silikon për mure të jashtëm

BK-FAS SILICON

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

PËRDORIMI

Bojë dispersive silikone për mbrojtjen dhe dekorimin e fasadave të reja dhe të vjetra. Është e prodhuar me rrëshirë silikone të cilësisë së lartë, ka aftësi të shkëlqyer mbuluese, është jodepërtuese nga uji, ka depërtueshmëri të mirë të avullit, është e qëndrueshme ndaj rrezatimit UV dhe kushteve atmosferike. Për arsye të qëndrueshmërisë së lartë është e përshtatshme edhe për përdorim në muret e brëndshëm të objekteve publike.

PËGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset dispersioni duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer me bazën BK-Ultra Prime. Përgatitja e bojës realizohet duke shtuar rreth 10% ujë (0,3l ujë për një paketim prej 3l, 0,5l ujë për një paketim prej 5l, 1,5l ujë për një paketim prej 15l), me përzierje të mirë deri në homogjenizim të plotë. BK-Fas Silicon zakonisht vendoset me rrul me fije të gjata me dy shtresa. Shtresa e dytë vendoset pas tharjes së plotë të shtresës së parë që në kushte normale (T=+23-25°C lagështia relative e ajrit=50-60%) kërkon 4-6orë. Është e nevojshme të punohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +5°C deri +30°C. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë.

SHPENZIMI

Rreth 150-250 ml/m², në varësi të thithshmërisë dhe ashpërsisë së sipërfaqes.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.

PAKETIMIN

3 l; 5 l; 15 l