BK-FIL
Masë për mbushjen e shtresave mes plakave allçi-kartoni

Kalkulatori i harxhimit
PËRDORIMI
Masë me bazë allçie për mbushjen dhe përforcimin e shtresave (fugave) tek pllakat allçi-kartoni, si dhe për mbushjen e pabarazive në pllaka (vidat, dëmtimet e ndryshme etj.).
PËRGATITJA DHE VENDOSJA
Sipërfaqja në të cilën vendoset masa allçie duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë të lidhura jo mirë, njolla yndyre etj. Përgatitja e masës realizohet duke përzier pluhurin me rreth 55% ujë (2,75l ujë për 5 kg duke), me anë të një mikseri elektrik deri në homogjenizimin e plotë. Mbushja bëhet me një trashësi të caktuar deri sa të barazohet me sipërfaqen e pllakave. Gjerësia e shtresës së vendosur duhet të jetë 20-25 cm dhe pastaj në këtë shtresë vendoset shiriti përforcues bandazh dhe kryhet një shtypje e lehtë me mistri. Pas tharjes së shtresës së parë vendoset shtresa e dytë e BK-Fil me gjerësi 25-30 cm, me të cilën kryhet nivelimi i sipërfaqes që përforcohet. Pas tharjes rrudhosjet e mundshme të eliminohen me letër zmerile. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
TEMPERATURA E PËRDORIMIT
Nga +5°C deri +30°C.
SHPENZIMI
Rreth 0,35-0,45 kg/m².
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.
PAKETIMI
5 kg