BK-IN KUL BRILIANT

Suva mozaike dekorative me elemente të shndritshëm

BK-IN KUL BRILIANT

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Suva mozaike dekorative me kokrriza shumëngjyrëshe, me elemente të shndritshëm, për përpunimin e mureve të brëndshëm, koridoreve, kolonave dhe detajeve që duhen theksuar veçanërisht. Suvaja mund të aplikohet mbi suva të imta çementoje, sipërfaqe të sheshta betoni, pllaka çemento-fibroze dhe allçi-kartoni etj. Produkti nuk është i përshtatshëm për përdorim mbi suvatë e freskëta allçie dhe sipërfaqet e njoma. Ka fortësi dhe jodepërtueshmëri nga uji të jashtëzakonshme. Granulimi (madhësia e kokrrizave): 1.0 mm.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset suvaja duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë të lidhura dobët ose njolla yndyre. Para aplikimit, nënshtresa duhet të trajtohet me astarin BK-Acryl ose BK-Grund Universal dhe të ngjyroset me nuancën e përafërt të llaçit përfundimtar. Koha e tharjes së nënshtresës para aplikimit të llaçit është prej së paku 12 orësh. BK-IN Kul Briliant para aplikimit të përzihet në mënyrë që masa të shkumëzohet dhe sipas nevojës të hollohet me një sasi të vogël uji (deri 0.25 l). Përzierja e materialit të bëhet duke e hedhur nga njëra kovë tek tjetra, me dorë ose me mikser elektrik me numër të vogël rrotullimesh. Suvaja aplikohet me mistri çeliku nga poshtë lart me një trashësi 50% më të madhe nga madhësia e kokrrizave. Shtresa e aplikuar duhet niveluar mirë në mënyrë që të eliminohen boshllëqet e dukshme midis kokrrizave të mermerit. Është e nevojshme të punohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme të murit. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +5°C deri +30°C. Lagështia e madhe dhe temperaturat e ulëta mund të zgjasin ndjeshëm kohën e tharjes së suvasë.

SHPENZIMI

Rreth 3 kg/m².

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.

PAKETIMI

25 kg