BK-IN PLAST

Suva akrile dekorative për mure të brëndshëm

BK-IN PLAST

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Suva akrile dekorative e cilësisë së lartë, në formë paste, me fortësi të madhe dhe jodepërtueshmëri nga uji, shumë e përshtatshme për përpunim, për përdorim të brëndshëm.

STRUKTURA E SUVASË

Rajb dhe ful.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset suvaja duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer me bazën BK-Acryl. BK-IN Plast para aplikimit të përzihet dhe sipas nevojës të hollohet me një sasi të vogël uji (1-2%, 0,25-0,5 l ujë ). Suvaja aplikohet me mistri çeliku me trashësi sa kokrriza më e madhe. Në varësi të strukturës së dëshiruar, suvaja pastaj përpunohet me mistri plastike: struktura ful – menjëherë pas aplikimit të strukturohet me lëvizje të rrumbullakëta; struktura rajb – pas aplikimit të përpunohet me lëvizje të rrumbullakëta deri sa të arrihet struktura e dëshiruar. Është e nevojshme të punohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme të murit. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

VËREJTJE

Është e domosdoshme të bëhet barazimi i materialit që është i nevojshëm për një sipërfaqe muri të vazhdueshme duke përzier përmbajtjen e disa kovave.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +5°C deri +30°C. Lagështia e madhe dhe temperaturat e ulëta mund të zgjasin ndjeshëm kohën e tharjes së suvasë.

SHPENZIMI

Rreth 2.3-3.3 kg/m² në varësi të strukturës dhe granulimit.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.

PAKETIMI

25 kg