BK-Iskra
Ngjyrë dekorative me efekt kristali për muret e brendshme

Kalkulatori i harxhimit
PËRDORIMI
Bojë akrile që ka për qëllim dekorimin e sipërfaqeve të brëndshme. Struktura finale e shëndritshme është rrjedhojë e kristaleve të shndritshëm të cilët i japin një efekt të plotë bojës. Baza të përshtatshme janë të gjitha sipërfaqet e niveluara me BK-GletEx Acryl ose BK-GletEx Universal. Sipërfaqet e lyera janë të qëndrueshme ndaj pastrimit të lagësht.
NGJYRA
E bardhë + nuansa sipas tabelës së ngjyrave të BK-Iskra.
PËRGATITJA DHE APLIKIMI
Para aplikimit të bojës dekorative sipërfaqet e patinuara duhen lyer me BK-Deco Acryl (koha e tharjes min. 6 orë). Me qëllim që të arrihet një efekt më i theksuar i bojës është e dëshirueshme që baza BK-Deco Acryl të tonizohet me lëndë për nuancën e shtresës përfundimtare. Përgatitja e bojës realizohet duke hedhur një paketim BK-Kristal në 1 l bojë. Masa të përzihet ngadalë dhe boja e paholluar të aplikohet me furçë bojatimi me dy shtresa. Aplikimi i shtresës së parë të bojës bëhet pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme, nga njëra anë e murit në tjetrën, dhe është e nevojshme të bëhet një diagonale e lehtë që të shmangen përbërësit e dukshëm të materialit dhe tharja e materialit. Shtresa e dytë aplikohet pas tharjes së shtresës së parë (rreth 6 orë) me të njëjtën procedurë duke filluar nga ana e kundërt e sipërfaqes së murit.
TEMPERATURA OPTIMALE E PUNËS
nga 8°C deri 35°C. Shtresa është e tharë plotësisht pas 24 orësh. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
SHPENZIMI
Rreth 150-200 ml/m², në varësi të teknikës së aplikimit.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
12 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.
PAKETIMI
1l