BK-Kul

Suva mozaike për fasada.

BK-Kul

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Suva mozaike dekorative me kokrriza shumëngjyrëshe për mbrojtje të përhershme të fasadave. Ka fortësi dhe jodepërtueshmëri nga uji të jashtëzakonshme si dhe është e qëndrueshme ndaj ndikimeve atmosferike.

GRANULIMI (MADHËSIA E KOKRRIZAVE)

1.5 mm. Nuk rekomandohet për sipërfaqe të mëdha fasadash. Përdorimi kufizohet në detaje (thundra, shtylla dhe sipërfaqe të tjera të palidhura më të vogla).

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset suvaja duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë të lidhura dobët ose njolla yndyre.
Para aplikimit, nënshtresa duhet të trajtohet me astarin BK-Acryl ose BK-Grund Universal dhe të ngjyroset me nuancën e përafërt të llaçit përfundimtar. Koha e tharjes së nënshtresës para aplikimit të llaçit është minimalisht 12 orë.
Nëse aplikohet në sisteme të izolimit termik, së pari aplikohet BK-Penetrat në shtresën e ngjitësit. Pas tharjes së BK-Penetrat-it, astari BK-Acryl ose BK-Grund Universal aplikohet me nuancën e përafërt të llaçit të mozaikut.
Para aplikimit, BK-Kul përzihet në mënyrë që masa të shkumëzojë dhe, nëse është e nevojshme, mund të hollohet me një sasi të vogël uji (deri në 1%, dmth. 0,08 l ujë për një paketim prej 8 kg.
Përzierja e materialit të bëhet duke e hedhur nga njëra kovë tek tjetra, me dorë ose me mikser elektrik me numër të vogël rrotullimesh. Suvaja aplikohet me mistri çeliku nga poshtë lart me një trashësi 2-2,5mm. Shtresa e aplikuar duhet niveluar mirë në mënyrë që të eliminohen boshllëqet e dukshme midis kokrrizave të mermerit. Është e nevojshme të punohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme të murit. Nuk është e dedikuar për montim nëpër sipërfaqet me fasadë në kuadër të sistemeve termoizoluese.Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +5°C deri +30°C. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë. Lagështia e madhe dhe temperaturat e ulëta mund të zgjasin ndjeshëm kohën e tharjes së suvasë.

SHPENZIMI

Rreth 5 kg/m².

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.

PAKETIMIN

8kg, 25 kg