BK-LASUR GOLD
Vernik i trashë transparent për dru

Kalkulatori i harxhimit
është shtresë lazur afatgjatë e prodhuar nga rrëshirat alkide, pigmentet e qëndrueshme ndaj UV, tretësve të dylleve organike. Është posaçërisht i përshtatshëm për kushtet e rënda atmosferike (ftohtë-ngrohtë) ku lyerja e përcjellë lëvizjen e drurit dhe nuk vjen deri te plasaritja e lyerjes, ndërsa përmbajtja e dyllit ndalon depërtimin e ujit në dru dhe e rrit qëndrueshmërin e drurit.
PERGATITJA DHE APLIKIMI
Baza prej druri duhet të jetë e thatë, e gërryer dhe e pastruar. Në rast të drurit të ri, përdorni BK-LasurClassic si astar, ndërsa mbi drurin i cili është ngjyrosur paraprakisht, ngjyrosja bëhet mbi lyerjet e vjetra. BK-LasurGold për shkak të dendësisë nuk duhet të hollohet por vetëm të ngrohet që të arrihet hollimi i tij. Punimet e brendshme ngjyrosen në një shtresë, ndërsa ato të jashtme në dy shtresa. Koha e tharjes ndërmjet shtresave është 12-24h.
KONSUMI
93 -125 ml/m2 për shtresën.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
36 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.