BK-Liv 30

Masa vetëniveluese për dysheme

BK-Liv 30

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Masa vetëniveluese me ngurtësi të lartë dhe tharje të shpejtë, për nivelimin e sipërfaqeve prej betoni, lustrave/shtresave të çimentos dhe sipërfaqeve nën pllaka para vendosjes së parketit, qeramikës, PVC-së dhe dyshemeve të tjera në banesa, hapësira komerciale etj. Ky produkt nuk përdoret si shtresa e fundit.Trashësia e aplikimit është 5-30 mm. Përdoret në sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme (p.sh. tarraca ose ballkone në kombinim me shtresat hidroizoluese BK-HydroStop). E përshtatshme për sistemet e ngrohjes nën dysheme.

PËRGATITJA DHE APLIKIMI

Nënshtresa në të cilën kjo masë aplikohet duhet të jetë e ngurtë dhe e pastër dhe të mos ketë pluhur ose grimca të lidhura dobët. Para aplikimit të BK-Liv 30, nënshtresa duhet trajtuar me astarin BK-Ultra Prime, ndërsa në rast të aplikimit mbi pllaka qeramike të vjetra, mund të përdoret BK-Bond si nënshtresë. Koha e tharjes së nënshtresës është së paku 4 orë. Masa përgatitet duke shtuar pluhur në 19-20% ujë (5l ujë për 25 kg duke) , deri në homogjenizimin e plotë. Masa lihet të qëndrojë për afërsisht 5 minuta dhe pastaj përzihet përsëri. Masa aplikohet në një shtresë, duke përdorur një vegël të përshtatshme dhe, pas aplikimit të masës, është e dëshirueshme që sipërfaqja të përpunohet me një rul me gjilpëra (rul iriq) për të mënjanuar flluskat e ajrit. Masa e përgatitur duhet të përdoret brenda 45 min. Për udhëzime të hollësishme, shihni Fletën e të Dhënave Teknike të Produktit.

KONSUMI

Afërsisht 1,5-1,7 kg/m2/mm.

MAGAZINIMI

12 muaj në paketimin origjinal, në një hapësirë të thatë, mbi paleta.

PAKETIMI

25 kg