BK-Natura
Masë pastoze dekorative me pamje të materialeve natyrore për muret e brendshme

Kalkulatori i harxhimit
PËRDORIMI
Lyerja e dedikuar për qëllim dekorimin e sipërfaqeve të brëndshme. Struktura finale arrihet me teknika të ndryshme aplikimi dhe përdorimin e mjeteve të ndryshme (imitimi i drurit, lëkurës së krokodilit, mermerit etj.). Shtresa e tharë dekorohet me bojën gjysmëtransparente BK-Velatura. Baza të përshtatshme janë të gjitha sipërfaqet e niveluara me BK-GletEx Acryl ose BK-GletEx Universal. Shtresa është e qëndrueshme ndaj pastrimit të lagësht.
NGJYRA
E bardhë + nuanca sipas tabelës së ngjyrave të BK-Natura.
PËRGATITJA DHE APLIKIMI
Para aplikimit të bojës dekorative sipërfaqet e patinuara duhen lyer me bazën BK-Deco Acryl (koha e tharjes min. 6 orë). BK-Natura është një material i përgatitur për aplikim. Masa të përzihet ngadalë dhe të aplikohet me spatul plastike trapeze me një shtresë. Pas aplikimit materiali i freskët përpunohet me spatul plastike të rrumbullakët, “krëhër” për materiale dekorative, rrul me forma dhe mjete të ngjashme në varësi të strukturës së dëshiruar. Pas 24 orëve të tharjes, i nënshtrohemi aplikimit të BK Velaturës. Deri sa boja të ndodhet në gjëndje të lagësht të hiqet pjesa e tepërt e BK-Velatura me sfungjer ose spatul plastike.
TEMPERATURA OPTIMALE E PUNËS
Nga 8°C deri 35°C. Shtresa është e tharë plotësisht pas 24 orësh. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
SHPENZIMI
Rreth 300-500 ml/m², në varësi të teknikës së aplikimit.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
12 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.
PAKETIMI
5 l