BK-PARKETFIX PU

Ngjitës poliuretan më dy komponentë për parket

BK-PARKETFIX PU

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Ngjitës poliuretan me dy komponentë, i cilësisë së lartë, me fortësi të madhe fillestare dhe përfundimtare, pa ujë dhe hollues, për përdorim të brëndshëm. Është i përshtatshëm për ngjitjen e të gjitha llojeve të parketeve, laminateve, dyshemeve me dërrasa, dhe parketeve me dru egzotik (me ngjitje provë) në sipërfaqe thithëse dhe jothithëse. Për shkak të ngjitjes së mire dhe fleksibilitetit është i përshtatshëm për vendosjen e pakteteve në sipërfaqe ku ka ngohje të dyshemesë.

PËGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset ngjitësi duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë,pa pluhur, mbetje vaji, yndyre dhe materialesh të tjera dhe e grunduar me BK-ParketFix Prime. Sipërfaqet nuk duhet të përmbajnë më shumë se 2% lagështi (rekomandohet matja e mëparshme). Para përdorimit, sasinë e përgjithshme të komponentës B (e cila gjendet në shishe) të hidhet në komponentën A dhe mirë të homogjenizohet. Komponentët të përzihen me mikser me numër të vogël rrotullimesh deri sa të arrihet një masë homogjene. Ngjitësi të vendoset me një spatul me dhëmbë të tipit B3. Materialet për dysheme të vendosen mbi ngjitësin e njomë dhe të shtypen mbi sipërfaqe. Ato mund të lëmohen jo më parë se 24 orë pas ngjitjes. Mjetet të pastrohen menjëherë pas mbarimit të punës. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

VËREJTJE

Vini re kohën e lidhjes së ngjitësit e cila është 60-75 minuta. Nuk lejohet përzierja e komponentëve në një marrëdhënie arbitrare.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +10°C deri +25°C. Koha e lidhjes dhe tharjes së ngjitësit zgjatet në temperaturat e ulëta dhe shkurtohet në temperaturat e larta.

SHPENZIMI

Rreth 0,9-1,3 kg/m², në varësi të materialit dhe të sipërfaqes.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

Deri në 12 muaj në paketimin original. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.

PAKETIMI

10,5 kg