BK-PlasterFix

Ngjitës për ngjitjen e pllakave prej gips-kartoni

BK-PlasterFix

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

BK-PlasterFix është një ngjitës ndërtimorë me bazë allçie që ka për qëllim fiksimin e pllakave karton-allçi mbi sipërfaqe muri.

PËGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset ngjitësi duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë të lidhura jo mirë, njolla yndyre etj. Në rastin e sipërfaqeve shumë të lëmuara është e nevojshme që përpara të aplikohet BK-Beton Kontakt. Në rast të sipërfaqeve me thithshmëri të lartë, para ngjitjes ajo duhet lyer me BK-Nivelator. Përgatitja realizohet duke shtuar rreth 39% ujë ( 9,75 l ujë për 25 kg duke) me përzierje intensive deri në homogjenizim të plotë. Masa të lihet të qëndrojë 10 minuta dhe para aplikimit të përzihet edhe një herë. Ngjitësi i përgatitur vendoset mbi pllakat karton-allçi, anash dhe në mes ose me rrypa në të gjithë sipërfaqen, dhe ngjiten me shtypje në sipërfaqe të rrafshtë. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

+5° për +30°

SHPENZIMI

Rreth 3.5-4.0 kg/m².

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.

PAKETIMI

25 kg