BK-Podloga
Emulsion i koncentruar i destinuar për të përmirësuar ngjitjen

Kalkulatori i harxhimit
PËRDORIMI
Emulsion i koncentruar i destinuar për të përmirësuar ngjitjen, uniformitetin dhe fiksimin e nënshtresave minerale dhe të tjera, para aplikimit të ngjyrave të brendshme. Përdoret si nënshtresë para aplikimit të masës rrafshuese dhe gjatë përgatitjes së sipërfaqeve prej gips-kartoni, , panelave prej fibre-çimentoje dhe sipërfaqeve minerale për përpunim të mëtejshëm.
PËRGATITJA DHE VENDOSJA
Para përdorimit të Nënshtresës-BK, ajo duhet holluar me ujë në raport Nënshtresa-BK:ujë=1:9. Po ashtu hollohet edhe në qoftë se sipërfaqja përgatitet për rrafshim. Baza zakonisht aplikohet me rrul me fije të gjata ose me spërkatje me një shtresë (në rastin e sipëfaqeve shumë të thata me thithshmëri të lartë grundimi mund të bëhet dy herë me 2-3 orë diferencë). Koha e tharjes para aplikimit të bojës duhet të jetë minimum 12 orë. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
SHPENZIMI
Rreth 20-30 ml/m², në varësi të thithshmërisë dhe qëllimit.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
12 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.
PAKETIMI
1 l; 3 l; 5 l