BK-Pol Protect

Dispersion për muret e brendshme, rezistent ndaj paraqitjes së mykut

BK-Pol Protect

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

PËRDORIMI

Ngjyra dispersive në bazë të emulsionit polimer me mbrojtje efikase kundër mykut, është e dedikuar për përdorim të brendshëm. Posedon fuqi të shkëlqyer mbuluese dhe parapërshkueshmërie. Sipërfaqet e lyera janë të qëndrueshme ndaj fshirjes së thatë, ndërsa pastrimi i lagur me një leckë nuk është i mundur. Rekomandohet për mbrojtjen e mureve nëpër lokalet ku është lagështia relative e lartë e ajrit dhe ku për shkak të kondensimit vjen deri te zhvillimi i mikroorganizmave.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset ngjyra, duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë të dobëta të lidhura, mbetje të vajit, yndyrnave dhe ndyrësirave tjera. Sipërfaqet e infektuara fillimisht duhet të pastrohen në mënyrë mekanike e pastaj duhet të bëhet dezinfektimi i sipërfaqeve të infektuara me BK-SaniCid Exspress ose me BK-SaniCid. Përgatitja e ngjyrës bëhet me shtimin e 15-20% të ujit (0,45-0,6 l ujë për një paketim prej 3l, 0,75-1,0 l ujë për një paketim prej 5l, 1,5-2,0 l ujë për një paketim prej 10l) , me përzierje të mirë deri te homogjenizimi i plotë. Zakonisht vendoset me rul me qime të shkurta në dy shtresa. Shtresa e dytë vendoset pas tharjes së plotë të shtresës së parë. Për udhëzime më të detajuara, shikoni listën teknike të produktit

HARXHIMI

Rreth 120-130 ml/m2 për lyerje dyshtresore.

AFATI I PËRDORIMIT DHE RUAJTJA

18 muaj në ambalazhin origjinal të paketuar. Të ruhet në temperaturë prej +5C deri +25C, të mbrojtur nga drita e diellit dhe nga ngrirja.

PAKETIMI

3 l; 5 l; 10 l