BK-Pol
Dispersion për mure të brendshme

Kalkulatori i harxhimit
PËRDORIMI
Bojë dispersive për përdorim të brëndshëm, që ka për bazë një emulsion polimer të cilësisë së lartë. Ka një aftësi të shkëlqyer mbuluese dhe depërtueshmëri të avullit, është e qëndrueshme ndaj fshirjes së thatë.
PËGATITJA DHE VENDOSJA
Para përdorimit, duhet të përzieni masën dhe të homogjenizoni materialin nga ngarkesa dhe/ose paketa të ndryshme. Pastaj, duhet të holloni bojën, duke shtuar ujë deri në 35% për shtresën e parë (5.25 l për paketimin prej 15l, 1.75 l për paketimin prej 5l, 3.5 l për paketimin prej 10l), ndërsa shtresa e dytë mund të hollohet deri në 25% (1,75 l për paketimin prej 5l, 2.25 l për paketimin prej 10l, 3.75 l për paketimin prej 15l). Sipërfaqja në të cilën vendoset boja duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë, pa pjesë të lidhura dobët ose njolla yndyre dhe e lyer me astarin BK-Podloga. Aplikimi zakonisht bëhet me rrul me fije të shkurtra me dy shtresa. Shtresa e dytë aplikohet pas tharjes së plotë të shtresës së parë. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
SHPENZIMI
120-180 ml/m2 në dy shtresa, në varësi të nivelit të ashpërsisë dhe thithjes së nënshtresës.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.
PAKETIMIN
1 l; 3 l; 5 l; 10 l; 15 l