BK-PoliCid
Lëndë e lëngshme antifungale si suplement për bojërat dispersive të brëndshme

Kalkulatori i harxhimit
VËREJTJE
Lëndë e lëngshme antifungale si suplement për bojërat dispersive të brëndshme, mbron shtresën e bojës së aplikuar nga veprimi i mikroorganizmave me qëllim ruajtjen e karakteristikave të dëshirueshme të bojës së aplikuar.
UDHËZIM PËRDORIMI
Para përdorimit shishja të tundet mirë dhe BK-Poli Cid-i të përzihet mirë me bojën dispersive. Të lyhen sipërfaqet. Sipërfaqja e lyer e tharë nuk është e rrezikshme për njeriun. Për tharjen e sipërfaqes në varësi të kushteve duhen 4-6 orë. Sipërfaqet e infektuara fillimisht dizinfektojini me BK-Sani Cid. Produkti mund të përdoret gjatë aplikimit të ri të bojës. Aplikohet me rrul dhe/ose furçë.
VËREJTJE
Gjatë hollimit përfundimtarë, sasia e bojës dispersive duhet pakësuar me sasinë e BK-Poli Cid-it i cili është përzier me atë bojë.
SHPENZIMI
60 ml BK-Poli Cid në 1 kg boje dispersive të brëndshme (BK-Pol, BK-Pol Gold dhe BK-Pol Crystal).
VENDOSJA MËNJANË E PRODUKTIT DHE AMBALAZHIT
Në pajtim me rregulloret lokale / rajonale / evropiane / kombëtare. Afati i përdorimit dhe ruajtja: Deri në 12 muaj në ambalazhimin
origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, larg dritës së diellit dhe ngrirjes. Data e prodhimit dhe numri janë të shtypura
në ambalazh.
DEKONTAMINIMI
Gjatë punës të sigurohet ajrosje e mirë në qoftë se përdoret në ambiente të mbyllura. Në rast derdhjeje, të ndalohet shpërndarja. Të mbulohet me thithës, të përzihet fuqishëm dhe të mblidhet mekanikisht. Lënda e rekomanduar për pastrim: Uji, sipas nevojës duke shtuar
lëndë larëse. Lënda e rekomanduar për shuarjen e zjarrit: Produkti nuk digjet dhe nuk ndikon në zgjedhjen e lëndëve për shuarjen e zjarrit.
Mbrojtja parandaluese: syze mbrojtëse, kostum pune me mëngë të gjata, doreza mbrojtëse dhe maskë mbrojtëse (vetëm në rast krijimi të aerosolit).
PËRDORUESIT
Produkt i kushtuar përdorimit të gjërë, si dhe përdoruesve profesionalë. Masat mbrojtëse për ambientin: Në qoftë se ndodh derdhja në ujrat përreth ose kanalizim, menjëherë lajmëroni organet përkatëse.
VËREJTJE
Para përdorimit produkti nuk duhet të hollohet ose përzihet me kimikate të tjera, për tu ndaluar efektet e padëshirueshme në supstancat aktive.