BK-PROTECTA

Mjet për mbrojtjen e drurit

BK-PROTECTA

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

PËRDORIMI

BK-Protecta është një mjet biocid i lëngshëm – astar, në bazë uji, për trajtimin e drurit, si mbrojtje parandaluese. Përmban substanca aktive, të cilat janë të efektshme për mbrojtjen e drurit kundër mykut që shkatërron drurin dhe shkakton ndryshimin e ngjyrës së tij, si edhe kundër insektesh që sulmojnë drurin. Astari BK-Protecta depërton jashtëzakonisht mirë nëpër poret e drurit, duke mbrojtur shtresat e thella të drurit. Produkti rregullon përmbajtjen e lagështisë në dru, duke mundësuar aderimin e mirë të shtresave të mëvonshme. Shtresa mund të aplikohet në sipërfaqet e jashtme prej drurit, të cilat nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë me tokën ose ujin. E përshtatshme për fasadat e jashtme, orenditë (pjesët e brendshme dhe të jashtme), garazhet prej drurit, grilat e dritareve dhe gardhet në tarracë. S’ka erë pas tharjes. Produkti nuk duhet përdorur për trajtimin e drurit në hapësirat e brendshme.

PËRDORUESIT

Produkti është dizajnuar për qëllime të përgjithshme, si dhe për përdoruesit profesionalë. Lexoni udhëzimet para përdorimit!

DATA E PRODHIMIT DHE NUMRI I NGARKESËS

Té shtypur në paketim.

KONSUMI

Afërsisht 120 ml/m² në varësi nga ngurtësia e drurit.

PAKETIMI

650 ml