BK-PUR EPS KLEBER GUN

POLIURETANIT NGJITËS PËR PLLAKA EPS - me pistoletë

BK-PUR EPS KLEBER GUN

PËRDORIMI

BK-Pur EPS Kleber është një shkumë njëkomponentëshe prej poliuretanit me ekspandim të ulët, posaçërisht e zhvilluar për ngjitjen e materialeve izoluese të lehta dhe elementeve dekorative prej polistirenit. Shkuma ka një strukturë të jashtëzakonshme edhe në një temperaturë prej 5°C. Ka një ngjitshmëri jashtëkzakonisht të mirë në beton, llaç, mure, dru, polistiren, PVC jo të zbutur, bitume të modifikuara etj. Për ngjitjen dhe montimin e efektshëm të sistemeve izoluese në struktura vertikale.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Përdoret në sipërfaqe të thata dhe pa pluhur. Të mbulohen orenditë dhe sipërfaqet e tjera që mund të ndoten. Në rast magazinimi në temperatura të ulëta, ju rekomandojmë të mbani kanën në temperaturën e sobës për një orë para përdorimit të saj. Vidhosni në pistolën e aplikimit me ndihmë të vjaskës NSB. Kana duhet tundur mirë (së paku 30 herë). Sasia përcaktohet me anë të vidhës mbyllëse. Modelin përsëriteni më së paku me një shirit në mes për gjatësinë e pllakës. Përmasat e rekomanduara të «dhëmbëzorit» për ngjitjen e komponentëve izoluese është cca 2 deri 4 cm. Pllakën vendoseni për muri dhe menjëherë shtypeni dhe rrafshojeni me ndihmën e një dërrase të gjatë. Sipërfaqja e pllakës mund të rrafshohet deri cca 6-10 minuta nga ngjitja, varësisht nga temperatura e mjedisit (ajrit dhe bazës). Procedura teknologjike përshkruhet në fletën teknike të produktit. Për të mënjanuar shkumën PUR të ngurtësuar përdoret Pastruesi i Shkumës PUR ose peshqirët e fortë Ekstra. Pastruesi i Shkumës PUR nuk mund të hyjë në kontakt me polistirenin, sepse ajo e tret shumë shpejt! Shkuma e ngurtësuar mund të mënjanohet vetëm mekanikisht. Përdorni mjete mbrojtëse në kohën e punës.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

është midis 5°C dhe 30°C.

KOHËZGJATJA DHE MAGAZINIMI

18 muaj, në kushte të thata dhe në temperatura midis 5°C dhe 25°C.

PAKETIMI

825 ml