BK-Rustic

Shtresë dekorative me efekt rustik ndryshku

BK-Rustic

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

PËRDORIMI

Ngjyrë e lashme me ujë e destinuar për zbukurimin e sipërfaqeve të brendshme.

Pas aplikimit të kësaj ngjyre, muret marrin një pamje tërheqëse. Është e përshtatshme për ambiente moderne që kërkojnë elegancë ose një stil rustik, si në vende publike ashtu edhe në shtëpi private. BK-Rustic mund të lahet pas tri javësh nga aplikimi. Kjo ngjyrë karakterizohet nga përshkueshmëria e mirë nga avulli dhe nuk është e ndezshme. Nuk përmban tretës dhe pigmente që përmbajnë plumb ose krom.

BK-Rustic është në dispozicion në dy teknika: BK-Rustic Art Style 1 dhe BK-Rustic Art Style 2.

  • BK-Rustic Art Style 1 përdoret duke aplikuar një bazë të ngjyrosur me nuancën e dëshiruar sipas katalogut të ngjyrave Bekament Rustic në një nënshtresë të ngjyrosur BK – Deco Acryl C43.
  • BK-Rustic Art Style 2 përdoret duke aplikuar një bazë të pangjyrosur në një nënshtresë të ngjyrosur me nuancën BK – Deco Acryl e dëshiruar sipas katalogut të ngjyrave Bekament Rustic.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI

Nënshtresa në të cilën aplikohet ngjyra duhet të jetë e fortë dhe e thatë, pa materiale të lidhura dobët, njolla të yndyrta etj. Të gjitha sipërfaqet e niveluara me BK-GletEx Universal ose BK-GletEx Acryl janë të përshtatshme. Sipërfaqet e lëmuara duhen trajtuar me astarin BK-Deco Acryl (koha e tharjes është min. 6 orë). Pas ngjyrosjes, masa përzihet ngadalë me dorë dhe pas kësaj produkti është gati për përdorim. Produkti i përgatitur në këtë mënyrë duhet përdorur brenda 15 ditëve.

Aplikohet me furçë DECOR në një shtresë ose, në qoftë se është e nevojshme, në dy shtresa (për të mbushur më mirë), në të gjitha drejtimet. Kur materiali i aplikuar fillon të thahet (20-30 minuta pas aplikimit), ai fërkohet dhe lëmohet me një përdaf Hoble inox 20×8 cm. Fërkimi mund të kryhet në drejtim diagonal ose në të gjitha drejtimet, në varësi të efektit të dëshiruar.
Shtresa është plotësisht e thatë pas 24 orësh.

KONSUMI

Afërsisht 150-250 ml/m2 në varësi të teknikës së aplikimit.

AFATI I PËRDORIMIT DHE MAGAZINIMIT

24 muaj në paketimin origjinal të mbyllur. Të magazinohet në temperatura midis +50C dhe +250C, e mbrojtur nga rrezet direkte të diellit dhe ngricat.

PAKETIMI

2,5 l.