BK-SaniCid Express

Produkti i lëngshëm biocid për heqje efektive të mykut

BK-SaniCid Express

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

QËLLIMI

Produkti i lëngshëm biocid për heqje efektive të mykut, kërpudhave dhe bakterieve, duke siguruar bardhësinë e sipërfaqes në të cilën vendoset. Mund të përdoret në sipërfaqe të ndryshme, siç janë: muret, pllakat, qeramika, fugat, suva, tulla, gurë, smalt, plastikë, akril, silikon, goma, çelik që nuk ndryshket. Nuk përdoret për gjips, metalet-alumin, bakër, tunxh, bronz, të ngjyrosur dhe dru të lyer me lak. Në rast të përdorimit të llojeve të reja jo të zakonshme të sipërfaqeve, fillimisht të provohet ndikimi në një sipërfaqe që nuk duhet. BK-SaniCid Expres mund të përdoret përveç në amvisëri, edhe në objektet e shëndetit publik si dhe nëpër objektet publike dhe industriale për trajtimin e sipërfaqeve që nuk vijnë në kontakt me ushqimin e njerëzve dhe kafshëve.

UDHËZIMI PËR PËRDORIM

Rrotullojeni pipëzën e spërkatëses në pozitën e punës dhe pas përdorimit gjithmonë të mbyllet spërkatësja me rrotullimin e pipëzës të spërkatëses në pozitën stop. Të spërkaten me sprej vendet problematike me rreth 15 cm largësi dhe lëreni që të veprojë më së paku 15 minuta. Pas kohës së përmendur, lajeni sipërfaqen e trajtuar me ujë. Mos e largoni mykun para se të vendoset preparati dhe nëse është e nevojshme të përsëritet proçedura qysh pas larjes së sipërfaqes dhe tharjes së të njëjtës. Duhet të largoheni nga vendosja e tepruar e sprejit, sepse sipërfaqet e trajtuara nuk duhet të jenë të lagura shumë, por të spërkatura mesatarisht.

PËRDORUESIT

Produkti i dedikuar për përdorim të përgjithshëm, si dhe për përdoruesit profesionistë.

AFATI I PËRDORIMIT DHE RUAJTJA

Deri 12 muaj në ambalazhin origjinal të paketuar. Të ruhet në temperaturë prej +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja. Data e prodhimit dhe numri i shtypur në ambalazh.

SHKATËRRIMI I PRODUKTIT DHE AMBALAZHI

Në pajtim me dispozitat lokale/rajonale/evropiane/nacionale.

LËNDA REKOMANDUESE PËR FIKJEN E ZJARRIT

Përbërja është korozive për metalet. Me rastin e ngrohjes ose me rastin e zjarrit, mund të vijë deri te formimi i gazrave helmues. Lënda për fikjen e zjarrit: CO2, pluhur për fikje, shkuma ose sprej uji.

MBROJTJA PREVENTIVE

Preparati të përdoret nëpër lokale mirë të ajrosura, nuk guxoni ta thithni dhe nuk guxon të vijë në kontakt me lëkurën dhe me sytë. Përdorni maskën mbrojtëse për frymëmarrje nëse nuk është siguruar ventilimi adekuat. Nëse ndjeni ndonjë irritim, ndaloni përdorimin dhe lëshojeni menjëherë lokalin, gjersa sipërfaqja të mos thahet. Mbani dorëza të duhura dhe rroba mbrojtëse të qëndrueshme ndaj kimikateve.

DEKONTAMINIMI

Gjatë punës, duhet të siguroni ajrosje të mirë nëse përdoret nëpër hapësira të mbyllura. Me rastin e derdhjes, duhet të ndalohet përhapja e saj. Të fshihet me material absorbues për thithjen e lëngut (p.sh. me leckë, me lesh). Materia e derdhur duhet të mblidhet me material absorbues: tallash, kieselgur (dhe diatomeik), rërë, lëndë universale për lidhje, lëndë për lidhjen e acideve.

HARXHIMI

50ml/m² në një shtresë, kurse pët trajtimin e sipërfaqeve më të vogla (10cm²) 5 shtypje pompe. 

PAKETIMI 

500 ml

Download: