BK-Sil

Suva fasade në bazë silikoni

BK-Sil

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Suva dekorative silikoni e cilësisë së lartë, në formë paste, me depërtueshmëri të mirë të avullit, me përpunueshmëri dhe jodepërtueshmëri të ujit të shkëlqyer dhe me qëndrueshmëri ndaj rrezatimit UV dhe ndikimeve atmosferike.

STRUKTURA E SUVASË

Rajb dhe ful.

PËGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset suvaja duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer me bazën BK-Grund Universal. BK-Sil para përdorimit të përzihet dhe sipas nevojës të hollohet me një sasi të vogël uji deri 1 % ( 0,25 l ujë). Suvaja aplikohet me mistri çeliku me një trashësi sa kokrriza më e madhe. Në varësi të strukturës së dëshiruar, suvaja pastaj përpunohet me mistri plastike: struktura ful – menjëherë pas aplikimit të strukturohet me lëvizje të rrumbullakëta; struktura rajb – pas aplikimit të përpunohet me lëvizje të rrumbullakëta deri sa të arrihet struktura e dëshiruar. Është e nevojshme që të punohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme të murit. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

VËREJTJE

Është e domosdoshme të bëhet barazimi i materialit që është i nevojshëm për një sipërfaqe fasade të vazhdueshme duke përzier përmbajtjen e disa kovave.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +5°C deri +30°C. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë. Fasada duhet mbrojtur në mënyrë adekuate me rrjeta. Lagështia e madhe dhe temperaturat e ulëta mund të zgjasin ndjeshëm kohën e tharjes së suvasë.

SHPENZIMI

Rreth 2.3-3.2 kg/m² në varësi të strukturës dhe granulimit.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.