BK-Stain Blocker
Shtresa për bllokimin e njollave

Kalkulatori i harxhimit
PËRDORIMI
BK-Stain Blocker është shtresë akrile në bazë uji e cila përdoret para vendosjes së ngjyrave disperzive për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm. Është i dedikuar për bllokimin e njollave nga nikotina, bloza, vaji, yndyrnave dhe njollave tjera (markerë, laps kimik, kafja, vera e të ngjashme) dhe në këtë mënyrë e përmirëson adhezionin dhe barazimin e shtresave të ardhshme të ngjyrave.
PËRGATITJA DHE VENDOSJA
Sipërfaqja në të cilën vendoset, duhet të jetë e thatë dhe pa pjesë dobët të lidhura.
Para përdorimit, BK-Stain Blocker duhet të përzihet mirë dhe të tretet me ujë 8-10% (60-75 ml ujë). BK-Stain Blocker vendoset me rul me qime të shkurta në dy shtresa. Koha e tharjes ndërmjet shtresave arrin 4h në kushte normale (23°C dhe 50-60% lagështi relative të ajrit). Në këtë lyerje mund të përdoren shtresat në vijim pas më së paku 24 h të tharjes.
TEMPERATURA E PËRDORIMIT
Prej +5°C deri +30°C.
HARXHIMI
90-130 ml/m².
AFATI I PËRDORIMIT DHE RUAJTJA
18 muaj në ambalazhin origjinal të paketuar. Të ruhet në temperaturë prej +5°C deri +25°C, të mbrojtur nga drita e diellit dhe nga ngrirja.
PAKETIMI
750 ml