BK-Sunset
Ngjyrë dekoruese me efekt sedefi për muret e brendshme

Kalkulatori i harxhimit
PËRDORIMI
Ngjyrë akrile, që lahet me ujë e dedikuar për dekorimin e sipërfaqeve të brendshme. Shtresat e përshtatshme janë të gjitha sipërfaqet të rrafshuara me BK-GletEx Universal-in ose me BK-GletEx Acryl.
NUANCAT
Argjend, Ar dhe S10. BK-Sunset Silver dhe BK-Sunset Gold përdoren si bazë për tonifikim.
PËRGATITJA DHE VENDOSJA
Shtresa në të cilën vendoset duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë dobët të lidhura, pa njolla të yndyrshme etj. Para aplikimit të bojës dekorative sipërfaqet e patinuara duhen lyer me bazën BK-Deco Acryl (koha e tharjes min. 6 orë). Boja BK-Sunset është e përgatitur për aplikim. Aplikohet me furçë bojatimi me një ose dy shtresa, në varësi të efektit të dëshiruar, që në shumicën e rasteve paraqet edhe hapin përfundimtar sepse me përdorimin e furçës mbi mur krijohen pamje interesante. Aplikimi i bojës bëhet pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme. BK-Sunset mund të aplikohet edhe në sipërfaqet e lyera me BK-Gold ose BK- Crystal.
TEMPERATURA OPTIMALE E PUNËS
Nga +8°C deri +30°C. Shtresa është plotësisht e tharë pas 24 orësh. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
SHPENZIMI
Rreth 100-130 ml / m², në varësi të teknikës së aplikimit.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
12 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.
PAKETIMI
1l, 3l