BK-Travertino Exterior&Interior
Suva minerale dekorative me efekt rustik për mure të brendshme dhe të jashtme

Kalkulatori i harxhimit
PËRDORIMI
BK-Travertino Exterior&Interior është suva fisnike, mineral i dedikuar për mbrojtje dekorative të sipërfaqeve të brendshme e të jashtme. Dallohet me pranimin e shkëlqyer në sipërfaqet minerale, refuzim dhe rezistencë të jashtëzakonshme të ndikimeve të motit dhe të rrezeve UV. E lëshon mirë avullin dhe rezistencën e zhvillimit të mikroorganizmave. BK-Travertino Exterior&Interior prodhohet kryesisht në ngjyrë të bardhë, ndërsa mund të ngjyroset edhe me lyerje transparente BK-Velatura dhe BK-Velatura Exclusive, pas më së paku 24 të tharjes në kushtet normale.
PËRGATITJA DHE APLIKIMI
Sipërfaqja në të cilën vendoset suvaja duhet të jetë e rrafshët, e thatë, e pastër, pa pjesë dobët të lidhura, pa pluhur, pa kripëra që treten në ujë, yndyrërave dhe papastërtive tjera të cilat mund të pengojnë thithjen e mirë në shtresë. Shtresat tjera janë suvatë çiment-gëlqere, shtresa armature të sistemeve termoizolues, pllaka gjipsi dhe me çimento-fibra. Para se të vendoset suvaja dekorative, shtresa duhet të lyhet me shtresën BK-Ultra Prime me rastin e sipërfaqeve të lëmuara për grundim përdoret BK-Grund Universal. Përgatitja e masës bëhet duke e shtuar pluhurin në rreth 25% ujë deri sa të fitohet një masë homogjene pa kokrra ( për 20 kg pluhur nevojiten ~5l ujë). Përbërja duhet të lihet të qëndrojë 10-15 minuta, para se të aplikohet edhe një herë duhet të përzihet dhe sipas nevojës t'i shtohet ujë për rregullimin e konzistencës. Masa e përgatitur duhet të harxhohet në një afat prej 2 orëve. BK-Travertino Exterior&Interior aplikohet me mistri që nuk ndryshket. Shtresa e parë duhet të vendoset barabartë në trashësi afërsisht 1 deri 2 mm. Shtresa e dytë vendoset pas terjes së plotë të shtresës së parë (rreth 6h gjatë tharjes në kushte normale). Trashësia e shtresës varet nga struktura e dëshiruar. Krijimi i teksturës së gurit natyror kryhet me vegël të posaçme me qëllim që të bëhen thellimet jo të drejta që janë karakteristike për gurin travertin. Efekti shtesë i suvasë arrihet me rrafshimin e ngadalshëm me mistrinë metalike kur materiali fillon që të „tërheqë“. Kur materiali është i tharë në sipërfaqe (rreth 2 orë kur thahen në kushte normale) sipërfaqes, mundet që me një vegël të posaçme sipas nevojës të formohet pamja e fugave me qëllim që të imitohet blloku i gurëve. Për udhëzimet e detajuara, shikoni listën teknike të produktit.
TEMPERATURA E PËRDORIMIT
Temperatura e ajrit dhe e shtresës me rastin e vendosjes duhet të jetë prej+5 ºC deri +30 ºC. Nuk duhet të punohet drejtpërdrejtë në diell, mjegull, erë dhe shi.
SHPENZIMI
rreth 2.5-2.7 kg/m², në varësi të teknikës së aplikimit.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.
PAKETIMI
20 kg