BK-Velatura Exclusive

Shtresë gjysmë-transparente për teknika dekorative

BK-Velatura Exclusive

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

PËRDORIMI

BK-Velatura Exclusive është një shtresë akrilike gjysmë-transparente, e lashme me ujë, e destinuar për krijimin e efekteve speciale me teknika dekorative të ndryshme (BK- Travertino, BK- Natura, BK- Concrete Style). Rekomandohet për përdorim të brendshëm.

NUANCAT

BK-Velatura Exclusive prodhohet në tri nuanca: Silver, Gold dhe Silver&Gold.

PËRGATITJA DHE APLIKIMI

Nënshtresa mbi të cilën kjo bojë aplikohet duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë. Në rast që aplikohet në një sipërfaqe shumë absorbuese (p.sh. BK-Travertino), sipërfaqja duhet impregnuar paraprakisht me BK-Penetrat ose BK-Ultra Prime, me qëllim për të zvogëluar dhe barazuar absorbueshmërinë.
BK-Velatura Exclusive është një shtresë e gatshme për aplikim, por në qoftë se është e nevojshme mund të hollohet me ujë deri në 20% (0,2 litra ujë për 1 litër produkt). Masa duhet të përzihet butësisht para përdorimit. Materiali aplikohet gradualisht me një furçë me qime të gjata, rul ose sfungjer në sipërfaqe më të vogla prej 1-2 m². Ndërsa materiali është akoma në gjendje pastoze, hiqni tepricën e materialit me një sfungjer ose një shpatull plastike të fortë, në varësi të teknikës dekorative të zbatuar. Koha e tharjes midis shtresave të BK-Velatura Exclusive është 4-6 orë.
Temperatura e ajrit dhe nënshtresës gjatë instalimit duhet të jetë midis +5°C dhe +30°C. Boja është e thatë në prekje pas 6-8 orësh, në varësi të kushteve, ndërsa rezistenca e plotë e shtresës arrihet pas 3 javësh.

KONSUMI

afërsisht 60 – 120 ml/m², në varësi të nënshtresës dhe teknikës së aplikimit.

AFATI I PËRDORIMIT DHE MAGAZINIMIT

18 muaj në paketimin origjinal të mbyllur. Të magazinohet në temperatura midis +5°C dhe +25°C, në një vend të mbrojtur nga rrezet direkte të diellit dhe ngricat. Data e prodhimit është e stampuar në paketim.

PAKETIMI

1l.