BK-VELATURA
Shtresë transparente për teknika dekorative

Kalkulatori i harxhimit
PËRDORIMI
Shtresë akrilike transparente e lajshme me ujë, me aditivë prej silikoni, për prodhimin e efekteve speciale me teknika dekorative të ndryshme. Rekomandohet për përdorim të jashtëm dhe të brëndshëm.
NGJYRA
Nuancohet sipas katalogut të nuancave BK-Velatura.
PËRGATITJA DHE APLIKIMI
BK-Velatura është një material i përgatitur për aplikim. Masa të përzihet ngadalë. Në rast që aplikohet në një sipërfaqe shumë absorbuese (p.sh. BK-Travertino), sipërfaqja duhet impregnuar paraprakisht me BK-Penetrat, me qëllim për të zvogëluar dhe barazuar absorbueshmërinë. Materiali aplikohet gradualisht me një furçë me qime të gjata, rul ose sfungjer në sipërfaqe më të vogla prej 1-2 m2. Pamja finale arrihet duke e pastruar me sfungjer përderisa materiali është ende në gjendjen e fortë. Sipas dëshirës mund të aplikohet edhe shtresa e dytë, pasi që të thahet shtresa e parë.
TEMPERATURA OPTIMALE E PUNËS
Nga 5°C deri 30°C. Shtresa është e tharë plotësisht pas 24 orësh. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
SHPENZIMI
Rreth 50-100 ml/m², në varësi të teknikës së aplikimit.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.
PAKETIMI
1 l