BK-WOOD EFFECT

Llaç mineral dekorativ me efekt druri

BK-WOOD EFFECT

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

BK-Wood Effect është një llaç mineral i destinuar për mbrojtjen dekorative të sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme. Karakterizohet nga ngjitja e shkëlqyeshme në sipërfaqet minerale, rezistenca e jashtëzakonshme ndaj ujit dhe qëndrueshmëria ndaj motit dhe rrezatimeve UV. Ka përshkueshmëri të lartë të avullit dhe rezistencë të shkëlqyer ndaj zhvillimit të mikroorganizmave. BK-Wood Effect prodhohet ekskluzivisht në ngjyrë të bardhë dhe lyhet pastaj me një shtresë transparente të BK-Velatura ose BK-AquaLasur, pas së paku 24 orësh tharje në kushte normale.

PËRGATITJA DHE APLIKIMI

Sipërfaqja në të cilën aplikohet llaçi duhet të jetë e sheshtë, e thatë, e pastër, pa materiale të lidhura dobët, pluhur, kripëra të tretshme në ujë, yndyrë dhe papastërti të tjera, të cilat mund të pengojnë ngjitjen e mirë me nënshtresën. Nënshtresat e përshtatshme janë llacët prej çimento-gëlqere, shtresat përforcuese e sistemeve termoizoluese, pllakat prej gipsi dhe pllakat çimento-fibroze. Para se të aplikoni llaçin dekorativ, lyeni nënshtresën me BK-Grund Universal. Masa përgatitet duke e shtuar pluhurin në afërsisht 25% ujë, derisa të formohet një masë homogjene pa kokrra (për 20 kg pluhur nevojiten ~5l ujë). Lëreni masën të qëndrojë për 10-15 minuta, përzieni edhe një herë para se ta aplikoni dhe, nëse është e nevojshme, shtoni ujë për të rregulluar konsistencën. Përdorni masën e përgatitur brenda 2 orëve. BK-Wood Effect aplikohet në dy shtresa, duke përdorur një mistri të pandryshkshme. Aplikoni shtresën e parë në mënyrë të barabartë me një trashësi prej afërsisht 1-2 mm. Shtresa e dytë aplikohet pas tharjes së plotë të shtresës së parë (pas afërsisht 6 orësh në kushte normale të tharjes) me një trashësi prej 2-3 mm.

Tekstura e drurit natyral krijohet, duke shtypur kallëpin prej gome "Kallëpi Decor Wood Effect" në llaç në momentin, kur materiali është ngurtësuar mjaft që të mos ngjitet në prekje. Koha optimale për bojatisjen e strukturës është 30-40 minuta në kushte normale pune. Për të arritur plotësisht efektin e një dërrase druri, duke e përdorur kallëpin prej gome, kallëpi duhet të lyhet, para shtypjes, me BK-Wood Effect Extra, e cila është një substancë për ndarjen e lehtë të kallëpit nga llaçi. Pas çdo shtypjeje, aplikoni një shtresë të re me një furçë dhe, nëse është e nevojshme, hiqni mekanikisht mbetjet e llaçit dekorativ nga kallëpi. Mungesa ose sasia tepër e vogël e substancës për ndarjen e lehtë të kallëpit mund të çojë në ngjitjen e kallëpit në llaç, grisjen e masës dhe një efekt përfundimtar të keq.

Kur sipërfaqja e materialit të jetë e thatë (pas afërsisht 2-3 orësh në kushte normale), vendbashkimet mund të përpunohen në skajet e kallëpit, duke përdorur veglën e duhur. Për udhëzime të hollësishme, shihni Fletën e të Dhënave Teknike të Produktit.

TEMPERATURA E APLIKIMIT

Temperatura e ajrit dhe nënshtresës gjatë aplikimit duhet të jetë midis +5ºC dhe +30ºC. Të mos punohet nën rrezet e diellit ose në kushte mjegulli, ere dhe shiu.

KONSUMI

Afërsisht 2,5-2,7 kg/m2 në varësi të teknikës dhe trashësisë së shtresës.

AFATI I PËRDORIMIT DHE MAGAZINIMIT

18 muaj në paketimin origjinal të mbyllur. Të magazinohet në temperatura midis +5°C dhe +25°C, në një mjedis të thatë dhe të ajrosur.

PAKETIMI

20 kg