Cilat ngjyra për mure janë në trend?

Cilat ngjyra për mure janë në trend?

Cilat ngjyra për mure janë në trend?

Cilat ngjyra për mure janë në trend?

HYRJE

Pranvera është periudha perfekte për të freskuar enterierin në të cilën kalojmë më shumë kohë, dhe ajo që mund të ndikojë drejtpërdrejtë në energjinë që e sjell ky rifreskim është zgjedhja e ngjyrave për muret.

Bukuria është gjithmonë në syrin e shikuesit dhe mundësitë janë të pafund për t’u shprehur në mënyrë krijuese përmes zgjedhjes dhe kombinimit të ngjyrave të përshtatshme. Por, është gjithashtu një fakt i padiskutueshëm se ky proces krijues mund të ndikohet nga trendet që janë përcaktuar nga ekspertët për vite me radhë – nga moda e deri te peizazhi.

Ngjyrat përfaqësojnë shumë më tepër sesa perceptimi aktual i syrit dhe zgjedhja e tyre reflektohet në emocionet tona dhe duhet të kihet parasysh se nevojat e ndryshme kërkojnë qasje të ndryshme për zgjedhjen e tyre. Ju do të pajtoheni se kur e zgjidhni ngjyrën e një fustani ose këmishe, dhe nëse pas një kohe na duket se nuk është ajo, shkalla e fleksibilitetit dhe e lirisë është shumë më e madhe sesa kur i zgjidhni ngjyrat për muret e mjedisit ku e kalojmë kohën çdo ditë, ku shkëmbejmë energji dhe ku kënaqemi me ata që i duam. Zgjedhje të tilla kërkojnë nga ne frymëzim të veçantë, guxim të mjaftueshëm, motivim të qëndrueshëm dhe forcë fillestare e cila gjithmonë është në duart tona.

Menjëherë në fillim ne do t’jua zbulojmë një sekret – eksperti më i madh në zgjedhjen e ngjyrave për muret e hapësirës tuaj jeni ju dhe vendimin që e merrni në fund është vetëm i juaji! Sidoqoftë, ekzistojnë shumë burime ndikimi që mund ta inkurajojnë dhe fuqizojnë vendimin tuaj me mjaft argumente reale për ta quajtur të përsosur hapësirën që po e rregulloni.

Hapi i parë drejt një enterieri të zbukuruar sipas dëshirës tuaj mund të jetë një vizitë në Dizajn Studio dhe qasja te kartat me nuanca, përmes të cilave ju mund të zgjidhni nuancën e caktuar që ju pëlqen dhe të fitoni një orientim bazë të asaj se si do të duket enterieri juaj.

Duke shkuar në pikën e shitjes, do të keni mundësinë të zgjidhni nuancën reale në BEKAMENT kartat me nuanca. Atje, nga një profesionist dhe me ndihmën e BEKAMENT MIX SYSTEM, ju do të jeni në gjendje të ngjyrosni produktin me nuancën tuaj të dëshiruar.

Shënim: Fotografia tregon vetëm një fragment të mbi 3000 nuancave nga Bekament paleta e ngjyrërave për muret e brendshme.

Ku e gjejmë frymëzimin kur i zgjedhim ngjyrat për mure?

Shumica e njerëzve çdo ditë kalojnë deri në 16 orë brenda shtëpisë. Ky është më shumë se një argument i mjaftueshëm në favor të rëndësisë së rregullimit të hapësirës, pavarësisht nëse është një shtëpi apo një zyrë. Udhëzohuni nga nevojat tuaja personale, informohuni, jini të guximshëm dhe eksperimentoni sipas ndjenjave tuaja, sepse ai cep është oaza juaj e paqes (në shtëpi) dhe frymëzimi (në zyrë).

Hapësira të mëdha ose të vogla

Kjo është një nga pyetjet kryesore kur mendoni për zgjedhjen e ngjyrave për muret. Rregulli i pashkruar është që hapësirat më të vogla preferojnë ngjyra më të freskëta dhe më të çelëta, dhe ato më të mëdha preferojnë ngjyra më të ngrohta dhe të errëta. Gjithashtu e rëndësishme të theksohet këtu se stili i rregullimit të hapësirës ndikon shumë në zgjedhjen e ngjyrave. Për shembull, stili popullor skandinav bart ngjyra më të lehta, delikate të kombinuara me mobilje në nuanca pastel.

Theksimi ose fshehja e mobiljeve

Nëse në hapësirë ka një qilim shumëngjyrësh, një nga opsionet për zgjedhjen e ngjyrës së murit është të gjeni saktësisht disa nga nuancat që janë në qilim, me të cilat do të arrihet një harmoni e këndshme. Pyetja që gjithashtu do të parashtrohet është se nëse disa pjesë të mobiljeve bien në sy ose fshihen në kontekstin e ngjyrës së murit. Nëse doni të theksoni një pjesë të mobiljes, propozimi nënkupton zbatimin e një kontrasti të shkëlqyeshëm të ngjyrës së saj dhe ngjyrës së murit. Për shembull, për të theksuar në mënyrë efektive mobiljet në ngjyrë të verdhë, kaltër ose portokalli, mund të shërbejë nuanca e mirë e murit ngjyrë hiri (fotoja e murit dhe karriga e verdhë, muri ngjyrë hiri).

Në anën tjetër, nëse ideja është që mobilja të jetë në plan të dytë, kombinimet sikurse “bardhë-bardhë”, “kaltër-kaltër” e të ngjashme, dalin si zgjidhje e vërtetë.

Kombinimi i ngjyrave

Nëse doni të theksoni një mur të caktuar në një hapësirë më të vogël, mund të veproni në kundërshtim me rregullin e përgjithshëm se hapësirat më të vogla preferojnë ngjyra më të lehta dhe të zgjidhni një variant më të errët që do ta vendosë atë mur në plan të parë. Ngjyra gri e errët ose e zezë e murit me siguri do ta tërheqë vëmendjen, ndërsa elementet më të lehta të brendshme do të jenë më mbresëlënëse. Në këtë mënyrë ju mund të përqendroheni në detajet e rëndësishme dhe të jeni i sigurt se të gjithë do t’i vërejnë ato. Gjithashtu, duke zgjedhur disa nga nuancat pastel ngjyrë roze (pluhur) dhe jeshiles (fëstëkëve) në kombinim me të bardhën, do të krijoni një hapësirë harmonike që ofron paqe dhe ngrohtësi. Ngjyrat plotësuese e verdhë dhe vjollcë mund të sjellin një ndjenjë arti dhe energjie, ndërsa kombinimi i nuancave të tyre më të lehta dhe të errëta jep një version më të butë të mjedisit.

Bekament INTERIOR

Linja jonë INTERIOR e produkteve është e krijuar me qëllim që të jetë e pazëvendësueshme në mur dhe të frymëzojë jetë.

Të udhëhequr nga vizioni për të mundësuar një ambient të shëndetshëm dhe të këndshëm, ne kemi krijuar INTERIOR STANDARD, një zgjidhje gjithëpërfshirëse e sistemit që përfshin produkte për të gjitha fazat gjatë trajtimit të mureve të brendshme, duke filluar nga përgatitja e murit për suvatim, përdorimi i çimentos- llaç gëlqeres, përdorimi i përbërësve të nivelimit me cilësi të lartë(masa për lëmim) deri në aplikimin e bojrave të brendshme që nuk përmbajnë tretës organikë, kështu që ato konsiderohen produkte ekologjike.

Duke qenë se zgjedhja e ngjyrave për lyerje para jush do të ju vë në pyetje të tilla si, cila masë e lëmimit është më e mirë për ju, cila bazë për lyerje duhet të përdoret, ne ju ftojmë të eksploroni produktet INTERIOR dhe të zbuloni se si të merrni bojën për mure këtu.

ZGJEDHJA E NGJYRAVE PËR MURE PËR VITIN 2021

Pasi që ngjyrat janë lëndë e interesimit në nivel global, do të flasin edhe për ngjyrat zyrtare për vitin 2021, ndërsa sipas zgjedhjes së organizatës më me kredibilitet, trended e së cilës i ndjekin shumë industri dhe individë të shquar.

Institut Pantone është lider botëror kur është fjala për ekspertizën e ngjyrërave. Nga vitin 2000, ky institut realizon hulumtime në bazë të së cilës parashikon trende nga fusha e modës, dizajnit dhe dekorimit të shtëpisë. Hulumtimi i tyre është e bazuar në pyetjen “cilat ngjyra planifikoni t’i përdorni në vitin që vjen”, kurse anketa realizohet në mesin e shitësve, dizajnuesve dhe prodhuesve. Dhe derisa pyeteni se çfarë ndikon në formimin e vendimit rreth ngjyrës së mureve në trendin e ndonjë viti, përgjigjet madje mund t’ju befasojnë. Përveç teknologjive të reja, materialeve, teksturave dhe efekteve që ndikojnë në bojë, ndikimi në përcaktim mund të dalë edhe nga rrjetet sociale.

Për këtë vit, Instituti Pantone i ka zgjedhur dy nuanca dhe i ka paraqitur ato si ngjyra zyrtare të vitit 2021. Sipas tyre, ato janë ngjyrat Illuminating Yellow dhe Ultimate Gray të cilat na botë kanë dërguar mesazh të qartë “forca dhe shpresa janë të përhershme dhe ato na lartësojnë.”

illuminating i ultimate gray

Çfarë simbolizojnë ngjyrat Pantone boje në trend?

Pantone Institut ka konsideruar se ata të cilët do të drejtohen nga ngjyrat e mureve në trend, ngjyra e verdhë do t’ju sjellë fat. Për shkak të simbolikës së optimizmit që e mbart, me zgjedhjen e kësaj ngjyre, ne e lëmë diellin në shtëpitë tona që të na sjellë forcë dhe për ta forcuar çdo cep me energji pozitive. Instituti thotë se kjo nuancë e verdhë e ngrohtë është “e ndritshme, e gëzuar dhe e shndritshme” dhe se ngrohtësia e saj do ta ngrohë hapësirën tonë të jetesës.

Nga ana tjetër, ngjyra gri është mishërim i stabilitetit dhe me arsye u gjend në zgjedhjen e ngjyrave në trend për vitin 2021. Ultimate Grey përfaqëson fortësinë, qëndrueshmërinë, por gjithashtu më besoni, edhe ngrohtësinë. Kjo nuancë na e kujton se qëllimet arrihen vetëm nëse i përcaktojmë në mënyrë të vendosur, nëse vazhdimisht punojmë për arritjet e tyre dhe e festojmë fitoren në mënyrë stabile dhe të qetë.

Ngjyrat e kombinuara në këtë mënyrë na i rikthejnë në vlerat e vërteta që i tejkalojnë ngjyrat për muret. Ato na e kujtojnë bukurinë e optimizmit që duhet ta zbukurojë gjendjen tonë shpirtërore.

bekament illuminating yellow boja

bekament ultimate gray boja

 

 

Ju thërrasim që bashkë me neve në rrjetet sociale Facebook / Instagram të ndani edhe mbresat dhe idetë tuaja, sepse ndoshta pikërisht ju bëheni inspirim për dikë i cili është duke vendosur se çfarë dhe cilën ngjyrë për mure ta zgjedh.

Ju pëlqeu ky tekst? Ndajeni me shokët tuaj.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.