Arti i jetës, me stil

Arti i jetës, me stil

Arti i jetës, me stil

Arti i jetës, me stil

Pamja e sipërfaqeve të mureve të brendshme ka fuqinë e nevojshme për të transformuar ambientin dhe për ta bërë më të bukur dhe të këndshëm për të qëndruar.

Për ketë arsye, përdorni muret si një kanavacë, në të cilën mund të shprehni krijimtarinë dhe stilin tuaj personal.

Ka mundësi të pafund për krijimin e kryeveprave unike në mure me ndihmën e teknikave dekorative.

Për të gjithë ata që duan ta zgjojnë artistin në vetvete dhe të krijojnë një enterier të pazakontë, luksoz dhe autentik, ashtu siç kanë dashur gjithmonë, kompania Bekament ka përgatitur video-materiale edukative dhe frymëzuese që shpjegojnë në mënyrë të qartë, precize dhe konkrete procedurat e kryerjes së të tri teknikave dekorative më të njohura për muret e brendshme – Sunset, Iskra dhe Perla.

Këto tutoriale ofrojnë njohuri lidhur me procesin e aplikimit të përshtatshëm të materialeve dekorative nga Linjat e prodhimit DÉCOR, si edhe me pamjen përfundimtare të sipërfaqeve të murit, në varësi të stileve personale të ndryshme, gjë që krijon forma të mrekullueshme në mur.

Më poshtë mund të njiheni me përfitimet e secilës prej këtyre tri teknikave dekorative dhe të shikoni udhëzime që mund t’ju frymëzojnë më tej për të aplikuar njohuritë e marra dhe për të rregulluar hapësirën e jetesës sipas dëshirave tuaja.

SUNSET

Enterierët e zbukuruar me teknikën Sunset rrezatojnë harmoni, sofistikim dhe elegancë.

Në zbatimin e kësaj teknike dekorative, do të përdoret boja dekorative BK-Sunset me efekt perlash, e cila i jep sipërfaqes së çdo muri një pamje unike dhe të sofistikuar në sajë të lojës së dritës dhe hijes .

Paleta e pasur me më shumë se 200 nuanca të përzgjedhura dhe tërheqëse, të krijuara në bazë argjendi dhe ari, prezantohet në katalogun frymëzues Sunset.

Duke theksuar së paku një mur me teknikën dekorative Sunset, enterieri do të ketë një dimension plotësisht të ri.

ISKRA

Hapësira intriguese e kompletuar me zbukurimin Iskra për mure të brendshme do t’ju magjepsë me atraktivitetin dhe bukurinë e saj.

Zbatimi i kësaj teknike dekorative nënkupton aplikimin e bojës dekorative BK-Iskra me efekt kristali, e cila i jep ambientit një notë misticizmi dhe joshjeje në sajë të kombinimit të dritës natyrore dhe asaj artificiale.

Lyerja e mureve ose tavanit me teknikën dekorative Iskra do ta pasurojë enterierin dhe do t’i japë një bukuri të veçantë.

PERLA

Teknika dekorative Perla me elegancën e toneve të margaritarëve sjell një përzierje të habitshme të stilit barok dhe modern.

Kjo teknikë dekorative nënkupton aplikimin e masës pastoze dekorative BK Perla, me shkëlqim margaritarësh dhe një strukture të rafinuar të sedeftë, e cila krijon motive të pasura në relief.

Teknika dekorative Perla krijon një pamje përfundimtare që ndryshojnë në varësi të stilit të aplikimit dhe e mundëson që çdo kënd i shtëpisë të jetë jashtëkohor.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.