Kompania Bekament ka marrë pjesë, si donator, në aksionin humanitar “Mundëso një hap!”, të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Prindërve të Fëmijëve me Kancer (NURDOR) për të mbledhur fonde me qëllim për të ndërtuar një shtëpi prindërore në Beograd.
Në kuadër të kësaj vizite diplomatike kaq të rëndësishme është organizuar një takim njohës dhe një turne në kompleksin e fabrikës.
Shoqata NURDOR ekziston që nga viti 2003 dhe përmes rezultateve të punës së saj ka përmirësuar në mënyrë të ndjeshme sektorin e onkologjisë pediatrike në Serbi. Sot për sot, Shoqata ka më shumë se 1.000 vullnetarë në gjithë Serbinë dhe një numër të madh të projekteve të suksesshme.
Në këtë moment, NURDOR administron pesë shtëpi prindërore në Beograd, Nish dhe Novi Sad
Shtëpitë prindërore kanë për qëllim akomodimin dhe kujdesin e familjeve me fëmijë që mjekohen në këto qytete dhe vijnë nga zona të largëta të Serbisë, por nuk kanë mundësi për të siguruar akomodim të përshtatshëm.
Shtëpia prindërore u ofron një ndjenjë shtëpiake, duke mundësuar që sëmundja t’u mos marrë fëmijërinë fëmijëve dhe dinjitetin prindërve të tyre.
Aplikacioni “Mundëso një hap!”, mbi të cilin bazohet ky projekt humanitar, mat hapat e bërë dhe i shndërron në dinarë, ndërsa kompanitë me përgjegjësi shoqërore në Serbi “blejnë hapa” dhe dhurojnë mjetet e veta shoqatës NURDOR me qëllim për të ndërtuar një shtëpi të re prindërore në Beograd.
Çdo individ mund t’i bashkohet kësaj fushate, të ndjekë zhvillimin e saj dhe të kontribuojë, duke shkarkuar aplikacionin celular “Mundëso një hap!” në Google Play Store/App Store.
Si një kompani me përgjegjësi sociale, Bekament mbështet iniciativat humanitare që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës, sidomos ato që synojnë kujdesin e njerëzve dhe shoqërisë në tërësi.