BK-Grund Silicat

Nënshtresë strukturore për suva dhe bojëra prej silikati

BK-Grund Silicat

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Bazë strukturore silikate për lyerjen e sipërfaqeve gëlqerore, çementoje dhe çemento-gëlqerore, me qëllim nivelimin, neutralizimin dhe forcimin e sipërfaqes para aplikimit të bojrave silikate dhe suvave silikate dekorative. Rekomandohet tonizimi i bazës BK-Grund Silicat me të njëjtën nuansë si shtresa përfundimtare. Mund të përdoret për eksteriere dhe enteriere.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset BK-Grund Silicat duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe pa mbetje vaji. BK-Grund Silicat para përdorimit të përzihet dhe të hollohet me rreth 15% ujë (1,2 l ujë për një paketim prej 8kg, 3,75 l ujë për një paketim prej 25kg) . Aplikohet me rrul me fije të gjata ose me furçë me një shtresë. Koha e nevojshme e tharjes deri në aplikimin e shtresës përfundimtare është minimum 12 orë. Gjatë aplikimit temperatura duhet të jetë nga +15°C deri +30°C, lagështia relative jo më e madhe se 70%. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

SHPENZIMI

Rreth 0,2-0,25 kg/m², në varësi të thithshmërisë dhe ashpërsisë së sipërfaqes së murit.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.

PAKETIM

8 kg; 25 kg