BK-HidroStop Base

Shtresë hidroizoluese njëkomponentëshe

BK-HidroStop Base

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Shtresë hidroizoluese njëkomponentëshe për mbrojtjen horizontale dhe vertikale të sipërfaqeve nga lagështia. Përdoret për hidroizolimin e ambienteve potencialisht të lagështa, siç janë kuzhina, tualeti, kabina e dushit, pishina, bodrumi, ballkoni etj. Është e destinuar për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, por jo për finiturën e sipërfaqeve, as për sistemet që janë në kontakt të përhershëm me ujin.

PËRGATITJA DHE APLIKIMI

Nënshtresa mbi të cilin aplikohet BK-HydroStop Base duhet të jetë e fortë, e thatë dhe pa pluhur, yndyrë, myk ose materiale të lidhura dobët. Para se të aplikoni hidroizolimin, ju rekomandojmë të trajtoni nënshtresën me BK-Ultra Prime. Në rast të nënshtresave të vjetra ose me absorbim të pabarabartë, si edhe në rast të sipërfaqeve poroze me absorbim të lartë, nënshtresa duhet trajtuar me BK-Ultra Prime më së voni 4 orë para aplikimit të hidroizolimit. Në rast të sipërfaqeve që shqiten, gërryhen dhe/ose pluhurohen, duhet të mënjanohen materialet e lidhura dobët para se të kryhet impregnimi me BK-Penetrat. Sipërfaqet prej betoni duhet të lahen mirë me ujë të nxehtë, me qëllim për të mënjanuar papastërtitë e pranishme, dhe të trajtohen me BK-Beton Kontakt pas tharjes së plotë të sipërfaqeve.
Shtresa përgatitet duke shtuar rreth 5,5 l ujë në një qese prej 20 kg dhe duke përzier deri në homogjenizimin e plotë. Masa lihet të qëndrojë për afërsisht 5 minuta dhe pastaj përzihet përsëri. Masa e përgatitur duhet të përdoret brenda 2 orëve. Shtresa aplikohet me një furçë në dy shtresa, me lëvizje kryqëzuese, derisa sipërfaqja të mbulohet plotësisht. Trashësia e një shtrese është afërsisht 1 mm, dhe shtresa tjetër mund të aplikohet vetëm pas tharjes së shtresës së mëparshme. Shtresa hidroizoluese duhet mbrojtur nga tharja e shpejtë. Pasi që të kalojnë 12h nga vendosja e shtresës së fundit, sipërfaqja është e gatshme për t’u vendosur qeramika (për ngjitje duhet të përdore ngjitës SiproFix BK-110). Për udhëzime të hollësishme, shihni Fletën e të Dhënave Teknike të Produktit.

KONSUMI

Afërsisht 1,20 kg/m2/mm, në varësi të cilësisë së nënshtresës.

AFATI I PËRDORIMIT DHE MAGAZINIMIT

12 muaj në paketimin origjinal, në një hapësirë të thatë, mbi paleta.

PAKETIMIN

20 kg