BK HidroStop Extra

Lyerje fleksibile hidroizoluese njëkomponentëshe

BK HidroStop Extra

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

Lyerje fleksibile hidroizoluese njëkomponentëshe. Përmban çimento bojë hiri Portland.

PËRDORIMI

Masë hidroizoluese, fleksibël që ka për qëllim mbrojtjen horizontale dhe vertikale të sipërfaqeve nga lagështia. Përdoret për hidroizolimin e ambienteve ku është e mundshme lagështia: kuzhina, banjoja, kabina e dushit, pishina, podrumet, ballkoni etj. Ka për qëllim përdorimin e brëndshëm dhe të jashtëm, në presionin pozitiv dhe negativ të ujit ≤ 1,5 bar. Për shkak të fleksibilitetit të saj të madh është e përshtatshme për mbrojtjen e sipërfaqeve që janë të ekspozuara ndaj sforcimeve.

PËGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset BK-HidroStop Extra duhet të jetë e fortë, e pastruar nga pluhurat, yndyrat, myku dhe pjesët e lidhura jo mirë. Para aplikimit të hidroizolimit, ju rekomandojmë të trajtoni nënshtresën me BK-Bond të holluar sipas udhëzimeve. Në rast të nënshtresave të vjetra ose me absorbim të pabarabartë, si edhe në rast të sipërfaqeve poroze me absorbim të lartë, nënshtresa duhet trajtuar me BK-Bond të holluar, më së voni 4 orë para aplikimit të hidroizolimit. Në rast të sipërfaqeve që shqiten, gërryhen dhe/ose pluhurohen, duhet të mënjanohen pjesët e lidhura dobët para se të kryhet impregnimi me BK-Penetrat. Sipërfaqet prej betoni duhet të lahen mirë me ujë të nxehtë, me qëllim për të mënjanuar papastërtitë e pranishme, dhe pas kësaj të trajtohen me BK-Beton Kontakt. Përgatitja e masës realizohet duke u përzier me rreth 30% ujë, deri në homogjenizim të plotë. Masa të lihet të qëndrojë rreth 5 min. dhe pastaj të përzihet përsëri. Masa e përgatitur të përdoret për 2 orë. Masa aplikohet me furçë, me dy shtresa, me një procedurë të tërthortë, deri sa të mbulohet e gjithë sipërfaqja. Trashësia e një shtrese duhet të jetë rreth 1 mm, dhe shtresa tjetër vendoset pas forcimit të shtresës paraardhëse. Shtresa hidroizoluese duhet mbrojtur nga tharja e shpejtë. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

SHPENZIMI

Rreth 2-2,5 kg/m2, në varësi të cilësisë së sipërfaqes.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin original në ambient të thatë në paleta.