BK-HidroStop Premium

Lyerja fleksibile një komponentësh me bazë akrile

BK-HidroStop Premium

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Shtresa një komponentëshe e lëngshme hidroizoluese me bazë të emulzionit polimer për mbrojtje horizontale dhe vertikale të sipërfaqeve të brendshme nga lagështia. Përdoret për hidroizolim të kuzhiave, banjove, dush kabinave, sipërfaqeve të bodrumeve etj. para se të shtrohen pllakat e qeramikës. Është e përshtatshme për përdorim te sistemet me ngrohje të dyshemesë. Përdorim të veçantë ka për hidroizolimin e sipërfaqeve nga gjipsi i pllakave të kartonit.

PËRGATITJA DHE APLIKIMI

Sipërfaqt duhet të jenë të rrafshëta, pa plasaritje dhe shkarje të mëdha. Para se të aplikohet hidroizolimi, rekomandohet lyerja me shtresën BK-Ultra Prime, 4 orë para se të aplikohet hidroizolimi. Me rastin e sipërfaqeve të cilat qërohen, harxhohen dhe/ose bëhen si pluhur, duhet të hiqen të gjitha shtresat e lidhura dobët e pastaj të bëhet impregnimi i shtresës me BK-Penetrat para aplikimit të membranës. BK-HidroStop Premium aplikohet pa u holluar me furçë ose  rul në dy shtresa me trashësi të përgjithshme deri 1 mm. Te këndet dhe nyjat vendoset shiriti hidroizolues prej gome BK-Tape e cila duhet të zhytet në shtresën e parë të hidroizolimit. Shtresa e dytë aplikohet pas 2 orë të terjes, me procedurë të kundërt. Pasi që të kalojnë 12 orë nga aplikimi i shtresës së dytë, sipërfaqja është e gatshme për ngjitjen e pllakave të qeramikës (për ngjitje përdoren ngjitësit fleksibilë  BK-160 SuperFlex, BK-155 Rapid White, BK-170 Elastic ose  BK-160 White). Për udhëzime më të detajuara, shikoni fletën teknike të produktit.

SHPENZIMI

Rreth 0,5-0,6 kg/m2  , në varësi të cilësisë së sipërfaqes. Kohëzgjatja dhe ruajtja: 12 muaj në paketimin original në ambient të thatë në paleta. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.

PAKETIMI

5; 10 kg