BK-Mal 220

Suva çemento-gëlqerore për mure të mbrendshnme. Përmban hidroksid kalciumi dhe çimento bojë hiri Portland.

BK-Mal 220

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Suva çemento-gëlqerore për përdorim me makineri ose dorë në muret e brëndshme me tulla, blloqe, blloqe siporeks dhe beton. Produkti mund të përdoret për objektet sanitare si dhe për sipërfaqe në të cilat do të vendoset qeramika.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset suvaja duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë të lidhura jo mirë dhe njolla yndyre. Mbyllja e vrimave, fugave, hapjeve elektrike duhen përfunduar para fillimit të suvatimit. Në rast suvatimi sipërfaqesh betoni ose sipërfaqesh të tjera të lëmuara është e nevojshme që në sipërfaqe të vendoset BK-Beton Kontakt me qëllim që të përmirësohet ngjitja e suvasë. Në rastet kur sipërfaqja ka thithshmëri të lartë ose është poroze (psh. blloqet siporeks) është e nevojshme që në sipërfaqe të vendoset BK-Nivelatori për të evituar tharjen jo të njëtrajtshme dhe plasaritjen e suvasë. Në qoftë se sipërfaqja ka shumë pabarazi, duhet të vendoset fillimisht BK-Mal 120. Përgatitja e suvasë realizohet me përzierje intensive të pluhurit me rreth 22-24% ujë. Suvaja të vendoset me makineri me një trashësi minimum 10 mm, e maksimum 25 mm. Pastaj suvaja të shtrihet me qepër-H, të përpunohet dhe të rrafshohet. Ku janë të nevojshme trashësi më të mëdha të suvasë është e nevojshme që ajo të vendoset në kontinuitet sipas parimit e njomë në të njomë deri sa të arrihet trashësia e nevojshme (max. 40 mm). Suvaja duhet të forcohet në menyrë të barabartë. Ngrohja direkte e suvasë nuk rekomandohet. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

SHPENZIMI

Rreth 11-12 kg/m²/cm trashësi.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.