BK-MicroGrund Universal

Bazë strukturore universale me mikrofibra

BK-MicroGrund Universal

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Bazë strukturore universale me mikrofibra që ka për qëllim nivelimin, neutralizimin, përforcimin dhe jodepërtueshmërinë nga uji të sipërfaqes para aplikimit të të gjitha llojeve të bojrave për fasada dhe suvave dekorative, përveç bojrave/suvave silikate. Është e përshtatshme për mbushjen e plasaritjeve të holla dhe përforcim shtesë të sipërfaqes. Përdoret më shpesh në kombinim me BK-MicroFas Acryl dhe BK-MicroFas Silicon.

PËGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset BK-MicroGrund Universal duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe pa mbetje vaji. Baza BK-MicroGrund Universal para përdorimit të përzihet dhe të hollohet me 10-15% ujë (0,8-1,2 l ujë për një paketim prej 8kg, 2,5-3,75 l ujë për një paketim prej 25kg) . Baza e holluar në këtë mënyrë aplikohet në mur me rrul me fije të gjata me dy shtresa, me procedurë të tërthortë. Koha e tharjes në mes dy aplikimesh min. 4 orë. Duhet punuar në mënyrë të njëtrajtshme “”me rulin e plotë””, në mënyrë që ruli të kalojë disa herë nëpër sipërfaqen në drejtime të ndryshme, duke parandaluar grumbullimin e lëndëve mbushëse në vetëm një vend. Koha e nevojshme e tharjes deri në aplikimin e shtresës përfundimtare është 24 orë. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +5°C deri +30°C. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë.

SHPENZIMI

Rreth 0.2-0.3 kg/m², në varësi të thithshmërisë dhe ashpërsisë së sipërfaqes.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

Deri në 18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.

PAKETIMIN

8 kg; 25 kg