BK-Penetrat

Nënshtresë me depërtueshmëri të lartë për sipërfaqe të lidhura dobët

BK-Penetrat

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

PËRDORIMI

Masë penetruese, depërtuese nga avulli që ka për qëllim ngopjen, barazimin dhe forcimin e të gjitha llojeve të sipërfaqeve minerale të jashtme dhe të brëndshme. Përdoret tek sipërfaqet thithëse dhe të lidhura dobët, para aplikimit të shtresave të tjera me qëllim përmirësimin e ngjitshmërisë. Për arsye të mikrogrimcave të saj ka aftësi të jashtëzakonshme depërtuese dhe është shumë e përshtatshme për restaurimin dhe sanimin e monumenteve të kulturës dhe objekteve të vjetra historike, kur është i nevojshëm përforcimi i mëtejshëm i suvave sipërfaqsore të dëmtuara.

PËRGATITJA DHE APLIKIMI

Sipërfaqja në të cilën aplikohet BK-Penetrat duhet të jetë e pastër, e thatë, pa mbetje vaji dhe shtresash të vjetra. Para aplikimit duhet të eliminohen pjesët e lidhura jo mirë sa të jetë e mundur. Para përdorimit BK-Penetrat të hollohet me ujë në raport 1:3 dhe të përzihet mirë. Me qëllim të një penetrimi të mirë është e domosdoshme të zbatohen udhëzimet për hollimin. Aplikimi realizohet me furçë me fije të gjata, me rrul me fije të gjata ose me spërkatje. Tek sipërfaqet shumë të vjetra, thithëse grundimi të bëhet dy herë sipas parimit e njomë në të njomë. Koha e tharjes minimum 24 orë. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +5°C deri +25°C. Të mos punohet direkt në diell, shi ose erë të fortë.

SHPENZIMI

50-80 ml/m², në varësi të thithshmërisë dhe ashpërsisë së sipërfaqes.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.

PAKETIM

1 l; 5 l