BK-PUR PREMIUM GUN

Shkumë poliuretani me ekspansion të vogël për montim – me pistoletë

BK-PUR PREMIUM GUN

PËRDORIMI

Shkuma për mbushjen e kanaleve me pistoletë është një shkumë ndërtimore njëkomponentëshe, posaçërisht e dizajnuar për të siguruar përdorshmëri maksimale me ekspandim të vogël dhe mundësi përdorimi në temperatura deri në 35°C. Kjo shkumë ka një strukturë jashtëzakonisht të mirë edhe në 5°C. Dendësia veçanërisht e ulët e produktit përfundimtar sigurohet me ndihmë të adapterit, në skajin e të cilit fiksohet pistoleta. Ka një ngjitshmëri të jashtëzakonshme në beton, llaç, mure, dru, polistiren, PVC të butësuar, tulla të pjekura dhe kanale. Për mbushjen e plasaritjeve, instalimin e kornizave të dritareve dhe dyerve, izolimin e sistemeve të tubave, fiksimin e izolatorëve dhe tubave mbrojtës në mure, montimin e çative dhe vendosjen e kanaleve në çati.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Përdoret në sipërfaqe pa pluhur dhe yndyrë. Mbuloni pajisjet dhe sipërfaqet e tjera që të mos ndoten. Para aplikimit, ju rekomandojmë që të lagështoni nënshtresat e thata me ndihmë të një spërkatëseje, për të siguruar një strukturë sa më cilësore të shkumës. Gjithashtu, rekomandohet lagështimi i shkumës pas aplikimit të saj. Fiksoni pistoletën në adapterin e kanës dhe e shkundni fortë (së paku 30 herë). Fugat e mëdha duhet të mbushen në shumë shtresa dhe të laget ndërmjet secilës shtresë. Koha e nevojshme për të kaluar ndërmjet dy vendosjes së shkumës është 15-30 min. Mos aplikoni tepër shumë shkumë, sepse vëllimi i shkumës rritet afërsisht dyfish pas aplikimit. Megjithatë, shkuma mban formën e vet pas ngurtësimit të saj përfundimtar. Për të pastruar pistoletën dhe për të mënjanuar mbetjet e shkumës, duhet përdorur një mjet pastruese kur shkuma është akoma e butë. Shkuma e ngurtësuar mund të mënjanohet vetëm në mënyrë mekanike. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

KOHËZGJATJA DHE MAGAZINIMI

18 muaj, në pozitë vertikale, në kushte të thata dhe në temperatura midis 5°C dhe 25°C.

PAKETIMI

750 ml